Përzgjedhësi i përfaqësueses së Kosovës,Bernard Challandes ka publikuar këtë të premte listën e futbollistëve të cilëve u ka dërguar ftesë për dy ndeshjet e fundit kualifikuese të Euro 2020, kundër Republikës së Çekisë, më 14 nëntor, në stadiumin “Doosan Arena”, në Plzen, dhe kundër Anglisë, më 17 nëntor.
Rikthehet Besar Halimi,që së fundmi ishte i skualifikuar për shkak të kartonëve, ndërsa sulmuesi anësor Bernard Berisha nuk është grumbulluar për arsye dëmtimi.
Gjithashtu për shkaqe fizike mungon edhe mbrojtësi Mirlind Kryeziu.