Më 7 mars 1985 doli në të gjithë botën “We are the world”, kënga e shkruar nga Michael Jackson dhe Lionel Ritchie, nën produksionin e Quincy Jones, për të mbledhur fonde për Etiopinë e prekur nga një emergjencë tragjike urie. E interpretuar nga “Usa for Africa”, një supergrup i përbërë nga 45 yje të muzikës, kënga arkëtoi 100 milionë dollarë dhe fitoi katër çmime “Grammy”.
Me 20 milionë kopje është ende kënga më e shitur në historinë e muzikës. Në pranverën e 1985-s, “We are the world” u bë ura ideale e provës së parë të solidaritetit.
Shkëndija nisi nga Harry Belafonte, në dhjetor 1984, kur i injinjuar për faktin se artistët afro-amerikanë, ndryshe nga ata britanikë, nuk kishin bërë asgjë për Etiopinë, vendosi të realizonte vetë një këmbë. Menaxheri i sugjeroi që të përfshinte edhe artistë të tjerë. I pari që u thirr ishte Lionel Ritchie, i cili iu drejtua Quincy Jones si producent. Në atë kohë, lidhja mes tij dhe Michael Jackson ishte e padiskutueshme dhe kështu edhe mbreti i popit u bë pjesë e këtij projekti të pavdekshëm.
Kënga u regjistrua brenda një nate, më 28 janar 1985, në fshëhtësi të plotë, pasi u mendua se një mbledhje e tillë këngëtarësh mund të tërhiqte vëmendjen dhe të shkaktohej kaos. Artistët që morën pjesë ishin: Dan Aykroyd, Harry Belafonte, Lindsey Buckingham (Fleetwood Mac), Kim Carnes, Ray Charles, Bob Dylan, Sheila E., Bob Geldof, Hall & Oates, James Ingram, Jackie Jackson, Janet Jackson, La Toya Jackson, Marlon Jackson, Michael Jackson, Randy Jackson, Tito Jackson, Al Jarreau, Waylon Jennings, Billy Joel, Cyndi Lauper, Huey Lewis and the News, Kenny Loggins, Bette Midler, Willie Nelson, Jeffrey Osborne, Steve Perry (Journey), The Pointer Sisters, Lionel Richie, Smokey Robinson, Kenny Rogers, Diana Ross, Paul Simon, Bruce Springsteen, Tina Turner, Dionne Warwick, Stevie Wonder.