Nga stadiumet, aeroporti, tharjet e kënetave, hapja e rrugëve, ndërtimi i uzinave dhe fabrikave, e deri tek shfrytëzimi i paprecedentë i ish të burgosurve në minierat e kromit, bakrit, piritit, etj…
Pothuajse të gjithë veprat madhore, e më të rëndësishme të ndërtuara gjatë periudhës së regjimit komunist janë realizuar nga puna e detyruar e ish të burgosurve politik dhe familjeve të internuara nga 1945-1991.
Një listë e gjatë e cila mund të plotësohet më tej falë kërkimeve të reja na rendit veprat kryesore në fushat më të rëndësishme të ndërtimti të vendit, ndërtuar me mundin dhe dhimbjen e mijëra të dënuarve politik që regjimi i Enver Hoxhës i trajtoi si skllevër për afro gjysëm shekulli.
Ja lista e tyre:
1945:Krijimi i fermës së Kamzës
1945-52: Tharja e kënetës së Maliqit
1946:Hapja e kanalit të Jubës në Qarkun e Durrësit
1946-52: Ndërtimi i aerodromit ushtarak të Kuçovës (me ndihmën e rusëve)
1949-51:Ngritja e fermës së Gosës, në rrethin e Kavajës
1950: Ndërtimi i trasesë së hekurudhës Peqin-Elbasan
1950-52: Hapja e kanalit të Bedenit në rrethin e Kavajës
1950: Rruga automobilistike Gramsh-Lozhan
1950-53: Nxjerrja e mineralit të kromit në minierën e Bulqizës
1952-55: Kanali Peqin-Kavajë 50 km i gjatë
1952-54: Kanali i Valshukut në Fushën e Myzeqesë
1963-67: Ndërtimi i pallateve “Agimi”, në Tiranë
1955-56: Tharja e kënetës së Tërbufit
1955-57: Aeroporti i Rinasit
1955-56: Bonifikimi i fushës së Zadrimës dhe sistemimi i lumit Gjadër
1956-59: Fillimi i punimeve në kombinatin “Tekstil” të Tiranës
1959-61: Ndërtimi i Kombinatit Ushqimor, Tiranë
1960: Ndërtimi i stadiumit “Dinamo”
1960-63: Kombinati i Mishit dhe i Qumështit, Tiranë
1960-63: Bonifikimi i fushës së Thumanës
1960-63: Ndërtimi i 500 apartamenteve të bllokut “Puna”, Tiranë
1960-63: Ndërtimi i sanatoriumit të Shtetit, Tiranë
1963-65: Ndërtimi i Kombinatit të Auto-Traktorëve, Tiranë
1963-65: Ndërtimi i Uzinës së Shkrirjes së Bakrit, Rubik
1963-67: Uzina e Superfosfatit dhe e Acidit Sulfurik, në Laç të Kurbinit
1965-66: Fabrika e Çimentos në Fushë-Krujë
1966-68: Fabrika e Çimentos në Elbasan
1967-90: Hapja dhe shfrytëzimi i minierës së bakrit dhe piritit, Spaç
1967-70: Ndërtimi i Uzinës së Pasurimit të Bakrit në Reps të Mirditës
1967-91: Hapje tokash të reja dhe kanalizime në Fushën e Torovicës
1967-90: Punë bujqësore dhe kanalizime në Zejmen të Lezhës
1966-91: Ndërtimi i një pjese të taracave në bregdetin e Sarandës
1967- 71: Ndërtimi i Kripores në Skrovotinë të Vlorës
1971-84: Ndërtimi i uzinës së përpunimit të thellë të naftës në Ballsh
1977-87: Ndërtimi i Kompleksit Sportiv “Dinamo” në Tiranë
1982-90: Shfrytëzimi i minierës së bakrit e piritit, në Qafë-Bari të Pukës.