Sipas gazetarit polak Mateusz Ligęza nga Radio ZET, lojtarët e përfaqësueses polake të futbollit do të përfitojnë rreth 4.2 milionë dollarë nëse skuadra arrin të sigurojë një vend në Botërorin 2026. Kjo shumë përbën rreth 40% të fondit prej 10.5 milionë dollarësh që FIFA u jep ekipeve pjesëmarrëse në fazën e grupeve të turneut.
“Nëse Polonia avancon në Kupën e Botës, lojtarët e ekipit kombëtar do të marrin një bonus shumë të madh nga Shoqata Polake e Futbollit (PZPN), afërsisht 40% të 10.5 milionë dollarëve të garantuar që FIFA do t’u paguajë pjesëmarrësve në fazën e grupeve të Kupës së Botës”, shkroi Mateusz Ligęza nga Radio ZET në profilin e tij në platformën ‘X’.
Për të përfituar këtë bonus të majmë, futbollistët e Polonisë duhet të fitojnë kundër Shqipërisë në ndeshjen e parë play-off që luhet më 26 mars në Varshavë, për të marrë biletën e finaleve play-off kundër fituesit të çiftit Ukrainë – Suedi.
Polakët sigurisht që nuk do e kenë të lehtë, pasi kombëtarja e Shqipërisë shkon me synimin e qartë për të bërë historinë në këtë event dhe për të siguruar për herë të parë një biletë për në finalet e Botërorit 2026 që do zhvillohen këtë verë nga 11 qershori deri më 19 korrik në SHBA, Meksikë dhe






