Në disa prej burgjeve të vendit ka nisur zëvendësimi i punonjësve. Pak ditë më parë, plot 24 drejtues të rinj kanë marrë detyrën si shefa policie në burgje, për të vënë në zbatim masat shtesë për sigurinë në burgje dhe zbatimin e “bis 41”, i cili ka të bëjë me izolimin e të burgosurve me botën e krimit jashtë hekurave.
Këta efektivë i janë nënshtruar një kontrolli paraprak në lidhje me pastërtinë e figurës, pasurisë dhe anës profesionale dhe zëvendësojnë ish-kolegët e tyre të larguar për shkak të rezultateve të dobëta në punë, ku ishin kapur sende të ndaluara, drogë, telefona dhe kontakte me persona të lidhur me krimin. Jordan Misja ose burgu 313 në Tiranë i është besuar Nikolin Gjonpalit, ndërsa IEVP 302 njohur ndryshe edhe si Mine Peza i është besuar Ferdinand Peçit.
Në Burrel është caktuar Bardhyl Koxha, në Kukës Mentor Rada, në Krujë Lulzim Haxhia, në Tropojë Selim Selimaj, në burgun e sigurisë së lartë në Fushë Krujë është caktuar Fatos Dosti, në Lezhë Zydi Katroshi. IEVP Ali Demi, njohur edhe si burgu i grave i është besuar si shefe policie zonjës Mimoza Rumano, IEVP Tepelenë Het’hem Llapit, Saranda Artur Mustës, IEVP riedukimit të të miturve në Kavajë i është besuar Mina Velos. Në Fier shef policie në IEVP është caktuar Bashkim Mece, Berat Ilia Papa, Vaqarr Agim Tafaj, Shkodër Tofik Sinani, Lushnje Syrja Malasi, ndërsa në spitalin e burgut në Tiranë është caktuar Elona Prespa.
Në Vlorë është vendosur Lefter Shehu, Durrës Gëzim Gjoni, Elbasan Fatjon Sadiku, Rrogozhinë Fatmir Kacelli. Burgjet e sigurisë së lartë si Drenova në Korçë i është besuar Artur Gushos dhe Peqini i është besuar Hysni Ndreut. I vetmi drejtues që nuk është prekur nga kjo lëvizje, e cila shkaktoi një tërmet brenda burgjeve ishte Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Bardhyl Kacorri, i cili është ende në detyrë. Pak kohë më parë, ministrja e Drejtësisë shkaktoi një “furtunë” sa u takon shkarkimeve në burgje për shkak se kishin rezultate të dobëta.