Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigi Soreca ka dhënë sot mesazhin e qartë për reformën në drejtësi dhe për vijueshmërinë e saj.
Në një takim të zhvilluar në Ministrinë e Jashtme, për nënshkrimin e marrëveshjes financiare “Ipa 2018”, Soreca tha se BE do japë 42 milionë euro për Reformën në Drejtësi.
“Reforma në Drejtësi e lufta kundër korrupsionit përparësi. Duhet të vazhdojë zbatimi i plotë i Reformës në Drejtësi. 42 milionë euro për Reformën në Drejtësi. 20 milionë euro për goditjen e k.rimit. S’ka kohë për të humbur. Reforma të ecë përpara.”-tha Soreca.