Sado e çuditshme që mund të tingëllojë, ka shumë çështje ende të pazgjidhura në botën tonë.
Është koha që të mahniteni nga kompleksitetet e jetës edhe një herë. Kush e di? Ndoshta një ditë njerëzimi do t’i zbulojë këto mistere.
Pse natyra iu dha grave gjinj të mëdhenj?
Gjinjtë e grave, si majmunët femër, janë të mbushur me qumësht kur kanë nevojë t’i ushqejnë të porsalindurit e tyre. Por, ndryshe nga kafshët, gjinjtë e grave mbesin të mëdhenj edhe kur nuk janë duke dhënë gji. Ekspertët janë vazhdimisht duke debatuar pse ndodh kjo.
Shumica e biologëve evolucionar besojnë se gjinjtë janë aty për të “tërhequr” gjininë e kundërt. Antropologët, megjithatë, dyshojnë në këtë ide, pasi që në shumë kultura gjinjtë nuk shihen si diçka seksuale nga popullata mashkullore, transmeton Gazeta Express.
Pse balenat dalin në breg?
Që prej kohës së Aristotelit njerëzit kanë qenë kureshtarë të dinë pse disa balena dalin në breg të detit. Ka shumë hipoteza që tentojnë ta shpjegojnë pse ndodh kjo:
Një ndryshim në erë i shtyn ato në drejtim të bregut, që pastaj i tërheqë kafshët në tokë të thatë
Stuhitë e diellit kanë ndikim në balena në një mënyrë të pashpjegueshme
Sulmet nga grabitqarët kanë faj
Ndotja në oqeane dëmton organet e tyre dhe aftësinë e tyre për ta orientuar veten
Prej nga erdhi jeta?
Sot teoria më e zakonshme që tenton të shpjegojë origjinën e jetës është ajo që thotë se jeta doli nga komponimet jo-organike të prodhuara nga proceset fizike dhe kimike.
Por shkencëtarët ende nuk mund të përcaktojnë këtë. Gjithashtu ne ende nuk e dimë se si ia dalin molekulat të kalojnë informacionin gjenetik.
A është e vërtetë se kafshët mund ta ndjejnë tërmetin?
Sjellja e çuditshme e kafshëve të ndryshme shtëpiake pak para fatkeqësive natyrore është e njohur prej ditëve të Greqisë së lashtë.
Shpjegimi i këtij fakti është përtej njohurive tona, kjo për shkak se është shumë e vështirë të hulumtohet në formën e një eksperimenti.
Ekziston një mendim se disa grimca që shpërndahen në ajër para tërmetit janë arsyeja pse kafshët reagojnë në këtë mënyrë.
Prej nga erdhën Sumerët dhe çfarë gjuhe folën ata?
Ishte ky civilizim nga i cili dolën kulturat e Babilonisë dhe Asirisë. Sumerët ishin pionierë në shumë fusha, prej astronomisë e deri tek fizika.
Edhe sot e kësaj dite, origjina e tyre mbetet një nga pyetjet më të vështira për ekspertët. Të gjitha përpjekjet për të gjetur lidhje mes gjuhës sumeriane dhe të tjerave kanë dështuar, pasi që shkrimi sumer çkodohej vetëm përmes gjuhës akkadiane, që është krejtësisht e ndryshme.
Kjo e fundit është krejtësisht e ndryshme nga çdo gjuhë tjetër e njohur.