Për ironi të fatit, media akoma në Tiranë merret me Babalen. Një histori e cila mund të konsiderohet e mbyllur për sa kohë faktet kanë vërtetuar se zëri në audio përgjim nuk është Agron Xhafaj, por Alfred Alizoti.
Mirëpo, media vazhdon të turret pas audiencës, duke e orientuar atë drejt një çështje që nuk ka më vlerë për publikun për sa kohë u vërtetua se audiopërgjimi ishte sulm politik.
Megjithatë, lexo.al ka bërë një vëzhgim të intervistës së Albert Veliut (Babales) të dhënë për Eni Vasilin në emisionin “Open” në TCH, ku në disa raste ka ca kërcitje logjike por edhe kontradikta deklaratash.
Le t’i marrim me radhë:
Alizoti drogaxhi dhe pijanec?
Albert Veliu tha mbrëmë se Alizoti ishtë drogaxhi dhe pijanec i pabesueshëm. Duke marrë të mirëqeenë fjalët e Babales, e para që të bën të dyshosh për atë që ai thotë, është fakti se si ka mundësi që ai i ka besuar jetën një drogaxhiu e të alkolizuari? Si ka mundësi që një njeriu që nuk e njeh, një njeriu të droguar i beson jetën dhe përgjimin e tij të supozuar me Agron Xhafajn?
Një azilant që ka katër euro në xhep, paguan 1000 euro një person për ta ruajtur?
Babalja tha gjithashtu mbrëmë se Alizotin (që sipas tij është drogaxhi dhe pijanec), e paguante një mijë euro për sigurinë e tij dhe familjes së tij. Nga ana tjetër Babalja tha se kishte në xhep vetëm 4 euro. Pyetja që lind është: Nga i gjente Babaljaderi dje 1000 euro për tja dhënë Alizotit si roje, ndërsa sot është pa asnjë kacidhe në xhep? Edhe këtu historia mban erë.
Nga Kunat, në shoku i një shoku në Spanjë?
Deri dje në rrethe të ngushta Babalja e prezantonte Alizotin si kunatin e tij, mbrëmë tha që se njeh dhe se ka qenë një shoku i tij në Spanjë, ja kishte propozuar për t’i ruajtur jetën atij dhe familjes. Alizotit që Babalja thotë që se njeh, madje i kishte treguar edhe për përgjimin me të të gjitha detajet? Kjo tregon se Babalja jo vetëm që është minimalisht i pabesueshëm.
Luli dhe Ervini, kunati dhe shoku i djalit të puna?
Situata mbrëmë u bë qesharake kur Babalja tha se për emrat Luli dhe Ervini që janë kapur nga përgjimet e prokurorisë, ku me Alizotin ky diskutonte për pagesën, ishin emrat e një kunatit të tij dhe një shokut të djalit të puna. Luli, ishte ish-baxhanaku i tij, ndërsa Ervini, shoku i cunit te puna në Lungomare. Rastësi të tilla nga fillimi në fund, vetëm Babales i ndodhin.
Përgjimet dhe bisedat montazhe?
Babalja mbrëmë kur u pyet për përgjimet e prokurorisë duke iu cituar zbardhjet e bisedave, filloi t’i pohonte që kanë ndodhur mes tij dhe Alizotit. Kur biseda filloi të nxirrte emra dhe shifra, Babalja tha se janë montazhe. Njëlloj si politika edhe Babalja filloi akuzat ndaj institucioneve dhe tha se janë montazhe bisedat. Natyrisht, nga një njeri që rrezikon burgun nuk pritet që të pranojë që ka kryer vepër penale, por kjo është pikërisht arsyeja pse Babalja dukej i pabesueshëm në atë që thoshte mbrëmë.
Nuk e njoh Salianjin (por ka komunikuar 14 herë me të në telefon, nuk dihet se sa herë janë takuar kokë më kokë)
Mbrëmë Babalja ishte konfuz. Tha se nuk e njihte Salianjin, por e kishte takuar vetëm 1 herë në PD. Por në fakt sipas të dhënave të tabulateve, ai ka komunikuar plot 14 herë vetëm me telefon me Salianjin.
Kaq për të mos u zgjatur me një histori që ka humbur çdo interes public, por që politika akoma bën çmos ta fryjë, pasi ka harxhuar në të shumë kohë, energji e mesa duket edhe para, shumë para! /Lexo.al