Si “tellall” përdorte langon e tij Pëllumb Pipero, që përhapte panikun: “Gripi është vdekje-prurës për fëmijët, vaksinat janë në treg”
“Ethet” për pushtet e detyruan deputetin Petrit Vasili, që edhe për “Ethet e Nilit”, të sulmonte kryeministrin, me akuzën se nuk po merr masa paraprake mbrojtëse për popullatën, gjë që duhet bërë urgjent, nëse edhe ky virus që vjen nga mushkonjat, nuk është i sajuar, si shumë viruse të tjerë në Shqipëri, për të shitur ilaçet dhe vaksinat e skaduara të firmave të ministarve, zv/ministrave, politikanëve e të afërmve të tyre, të marra si mbetje nëpër botë.
Këtë kujtesë, na i rikthen “alarmi” i dhënë prej Tit Vasilit, për rrezikun nga “Ethet e Nilit”, mbasi në vitet 2001-2003, kur “merakliu popullor” Petrit Vasili ishte Zv/ministër Shëndetësie në kohën e pushtetit të Ilir Metës dhe Ministër Shëndetësie, në vitet 2009-2012 në kohën e pushtetit Berisha-Meta, “qirje” Vasili bënte marifete të tilla me viruse dhe gripe të sajuara, për efekt biznesi ilaçesh, duke tmerruar njerëzit në emër të Ministrisë së Shëndetësisë.
Tre dosjet “Hajdutëria Vasili”, të cilat janë prokurori, për korrupsionin në vitet 2009-2012 kur ishte ministër, përveç blozës së tenderëve me letra false, me vlerë 25 milionë euro tendera ilaçesh e pajisjesh në favor të “MEGAPHARMA” të djalit të dajës së tij, kanë dhe disa fshikuj për gripet dhe epidemitë e sajuara, me qëllim që të shiste vaksinat dhe ilaçet e skaduara, po të biznes-firmës së tij “MEGAPHARMA”.
Matrapazi dhe vrasësi mjekësor, ish-ministri Petrit Vasili, kur i duhej të shiste vaksinat e biznesit të tij, jepte alarmin fals, për “pushtim” të Shqipërisë nga gjoja viruse, epidemi e gripe të rrezikshme, me qëllim të shiste vaksinat dhe ilaçet e skaduara, të cilat kushëriri i tij, i mblidhte si “mbetje për groposje”, nga fabrika e depo faramaceutike nëpër botë dhe me fuqinë e Titit zv/minisëtr e ministër, certifikoheshin si “të regullta”, duke i futur në listën e “barnave parësore” në sistemin sipitalor, të urgjencës, klinikor e ambulator, madje edhe duke i shpërndarë me detyrim nëpër farmaci dhe në listën e ribursimit si “alternativë e parë”.
Vetëm me 2 gripe të sajuar, matrapaz-vrasësi mjekësor Petrit Vasili, shiti nëpër farmaci e spitale, afro 7 milionë euro vaksina e barna të skaduara, duke i injektuar në fëmijë të moshës 0-14 vjeç e të moshuar.
Kujtojmë gripet, virueset dhe epidemitë e sajuara prej Tit Vasilit që ulërin për “Ethet e Nilit”, me emrat “Gripi i Derrit”, “Sëmundja e Lopës së Çmendur”, “Gripi Pulave”, “Leshmanjoza”, gripi “A/H1N-1”, “Gripi Amerikan A/H3N-2”, gripi “ILI” e lloj-lloj- virusesh, që sajoheshin prej tij, në përpuhtje me llojin e vaksinës që kishte në depot e bisnesit të tij “MEGAPHARMA” dhe nëpërmjet vasalëve të tij të bindur në rrethe, bënte plan shpërndarje vaksinash në zona, të cilat i (vetë)miratonte në ministri.
Suksesi i shitjes së këtyre vaksinave, arrihej nëpërmjet fushatës paraprake propagandistike, të panikut që përhapte Pëllumb Pipero, me thirrjen alarmuese: “Gripi është vdekje-prurës për moshat 0-14 vjeç dhe moshat 60-70 vjeç, mos neglizhoni, vaksinat janë në treg” dhe njerëzit e tmerruar vraponin blinin “Vaksinat e Titit. (Kjo lojë gjendet në kronikat e viteve, kur Ministrinë e Shëndetësisë e kishin në “kthetra”, dy kokat e korrupsionit Vasili-Pipero)./Pamfleti