7 vite pas vrasjes së 4 personave në protestën e 21 janarit 2011, ende nuk ka një përgjegjës të dënuar. I ftuar në studion e Report Tv, deputeti i PS, Pjerin Ndreu u shpreh se “nuk është marrë asnjë masë kundrejt gardës që vrau 4 persona që nuk kishin kryer asnjë krim dhe ishin të pafajshëm”.
“Në atë kohë isha deputet i Kamzës dhe isha në protestë, njerëzit kishin ardhur për të protestuar dhe u vranë në një moment kur protesta po shpërndahej”, tha Ndreu.
“Ishte një sistem i organizuar shtetëror, që vret dhe nuk heton vrasjen e 4 personave të pafajshëm, habitem se si e bëjnë gjumin rehat përgjegjësit e kësaj vrasjeje”, vijon Ndreu.
Ndreu thekson se, “ne pretendojmë që të bëjmë ç’është e mundur që të instalojmë një sistem drejtësie funksionale dhe kjo ditë do të vijë shumë shpejt”. “Kush ishin personat civile që hynë në kryeministri për të mbrojtur kryeministrin e asaj kohe? Pse u zhduk hardisku i kamerave? Kush futi duart aty?”.
I pyetur se kush janë përgjegjësit për vrasjen e 4 personave Ndreu tha se, “Një grup do të vendoset një drejtësia e re dhe ka një grup tjetër që nuk e do këtë? Pse nuk e duan drejtësinë e re? Kjo është e kuptueshme”.
Të gjithë deputetët mund të ishin plagosur, pasi ne ishim atje mes protestuesve, biles unë bëra thirrje nga furgoni i mediave që të ndalohej zjarri se po vriten njerës. Videot janë parë më kujdes nga hetuesia për të parë nëse ndonjë deputet i PS, ishte i përfshirë, por nuk kishin çfarë të gjenin”, thotë Ndreu.
Së shpejti do të fillojë Vetingu dhe nuk e ndalojmë dot më këtë nismë që ka filluar, tha deputeti i PS për Report Tv.
Er.K/Shqiptarja.com