Mësohet se i moshuari në dëshminë paraprake të dhënë në polici ka thënë se e ka goditur të birin pasi ky i fundit e kishte tallur, bullizuar dhe ngacmuar. Burime bëjnë me dije se fillimisht konflikti ka qënë verbal, më pas situata ka agravuar në përdorimin e armëve të ftohta.
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë që u regjistrua pasditen e kësaj të shtune në Tiranë, ku 74-vjeçari Hekuran Gjoni goditi me thikë djalin e tij Asim Gjoni 37-vjeç i cili si pasojë humbi jetën në spital.
Mësohet se i moshuari në dëshminë paraprake të dhënë në polici ka thënë se e ka goditur të birin pasi ky i fundit e kishte tallur, bullizuar dhe ngacmuar. Burime bëjnë me dije se fillimisht konflikti ka qënë verbal, më pas situata ka agravuar në përdorimin e armëve të ftohta.
Lidhur me ngjarjen, mësohet se janë shoqëruar në polici disa familjarë të fisit Gjoni, të cilët kanë deklaruar se nuk ka pasur konflikt mes babait dhe djalit më parë, dhe se përplasja mes tyre ka qënë momentale. Ndërkohë mësohet gjithashtu se në momentin e konfliktit babë e bir ishin të dehur.