Pranë Akademise së Shkencave në Tiranë më,29 Qershor 2024 u mbajt ceremonia përkujtimore e 80 vjetorit të ditëlindjes së Kollosit të Arbërorëve të Greqisë Aristidh Kola\ Kollja.
Qéndra Albanologjike A. Bellusci mbi gjuhën dhe kulturën arbëreshe, e cila ka një lidhje shumë vëllazërore me këtë figurë, arsyea miq të hershëm me arbëreshin At Antonio Belleusci u prezantua nga unë (Ornela Radovicka), dhe në të njëjtën kohë përfaqësuese të LKSHM.
Takimi ishte në orën 10.Ishte ditë e shtunë dhe organizatori miku, vëllai i të madhit Aristidh Kola\Kollja ishte i pranishëm disi më herët. Në dorë mbante si diçka të çmueshme, ishte një fotografi e A.Kolës të shkrepur prej tij.
Ora po kalonte dhe vura re që pjesmarrja nuk ishte ajo që meritonte një kollos si Aristidh Kola. Këtë shqetësim e preku edhe Orgoanizatori i saj Z. Traboin gjatë fjalës së tij.
Dua të shpreh deri diku indinjatën time se fatkeqësisht në Shqipërinë tonë gjërat po shkojnë akoma në përpjesim të zhdrejtë, për sa i përket figurave të mëdha që duhet ti përkasin kombit. Kam idenë se sa më shumë të bëkërke për kombin, sa më i ndershëm të jesh, aq më tepër anashkalohesh, teorema të qenit “pelivan”, jep propabilitet më të madh për të qenë i vlerësuar.
Mendoj se secili në atë sallë i ka shkuar ndërmend pyetja: Ku janë istitucionet?
Ku janë akadamikët???
Pse kjo indiferencë ndaj njerëzve të tillë?
Harruan këta akademik, që arvanitasit( arbëror të Greqisë), apo arbëreshët e Italisë si ndihuan në karrjerën e shumë akademikëve???
Më vjen ndër mend një letër i arvanitasit Jorgo Margu,themeluesi i revistës “Dialogoi”, i cili ka dërguar një letër At Belluscit, (të cilën e ruajmë në bibliotekë) ku thuhet se; për botimin “Thimi Mitko-Vepra”, Tiranë 1981, arvanitasi Maruga kishte dhënë një kontribut të madh me informacione e materiale. Profesorët e Akademisë kontributin e tij e kishin bere “kontribute” te tyre dhe nuk e kishin përmendur aspak Marugën e shkretë as edhe në “Parathënie”.Professor Qemal Haxhihasani sikur edhe nje fije “Falenderimi”.
Kur më rrëfente Maruga- vazhdon Bellusci- Ai i kishte sytë e mbushur me lot, dhe po me pika loti më shkroi kete leter.
Këtë letër Bellusci ia kishte treguar edhe Aristidhit Kolljes ku ai pasi e kishte dëgjuar, i ishte përgjigjur:”Margua këtë bashkpunim nuk e kishte dashur si lavdi për veten e vet, që në fund të fundit edhe e meritonte, sepse ishte puna e tij, mundi i tij, djersa e tij (dhe nuk ka turp më të madh mos të kesh ndershmërinë intelektuale, ti vjedhësh punën tjetrit dhe të marrësh meritat) por Maruga këtë bashkpunim më tepër se sa për vete e pati kërkuar si bashkpunim me tokën mëmë.
Ai kishte dashur te behej diçka të zyrtarizuar ku të vihej në dukje bashkëpunimi kulturor arbëror-shqiptar për të kapërcyer muret e politikantëve dhe pëngesat ideologjike të rregjimit të asaj kohe”.
Nëse këto raste i përkisnin epokës së regjimit, sot nuk është se jemi më mirë, përmend këtu akademikun Tito Johalas,(prej të cilit mësojmë si nga Bellusci, por edhe nga arvanitasi Jorgo Mihas që është ende gjallë, pjesë e Shoqatës Marko Bociari)që Tito Johalas, mohonte jo vetëm origjinën arvanitase, por ende sot vazhdon e të thotë që Arvanitasit erdhën nga Shqipëria rreth shek XV-XIV? Pikërisht kjo vepër e tij publikohet nga Akademia e Shkencave me lekët e shqiptarëve!!!
Çfarë akademik kërkojmë që të marrin pjesë në ceremoni të tilla, kur ne qarqet e tyre, ndodhin fenomene, te tilla si Mungese Ndershmerie intelektuale, ku përvetësohet puna e tjetrit,(në edukatën time ky akt quhet vjedhje) si në rastin e Marguës, apo publikohet vepra e Tito Johalas, një figurë kaq e diskutueshme për mos të thën anti arbërore!
Si mund të marrin pjesë akademik të shkencës, ku personazhet si Kollja\ Kola janë “Jo të rehatshëm” për të mos thënë te bezdisshem per Istitucionet e larta!!!.
Por le të lëmë mënjanë për një çastë, çdo dritë- hije të botës akademike e të kthehemi në 80 vjetorin e ditës së Aristidh Kollja\ Kola e të përmendim këtë bashkpunim midis
Në vijim materiali i përgatitur me rastin e 80 vjetorit të lindjes së Aristidh Kollja.
Të nderuar miq të të Madhit Aristidh Kollja . Nuk mohoj që jam shumë e emocionuar që ndoshem sot midis jush pak javës të humbjes së kollosit të Arbërisë, vëllait shpirtëror të Kolljas, At Antonio Bellusci, të cilët përfaqësonin dy flatrat e atij ëngjëlli që ishin kudo, kurdo herë, për çështjen e kombit. At punuan me vetmohim e sakrifica për të mbajtur gjallë identitetin, çëshjtjen e Arbërisë, dhe të Arbërorëve të Greqisë. Për të dy këta gjigand të Arbërisë do të ketë vetëm ditëlindje.
Në këto pak rreshta dua të përqëndrohem në miqësinë midis At Belluscit dhe Vëllaut të tij Aristidh Kollja.
Si u njoh, Aristidh Kollja me At Belluscin?
Për herë të parë At Bellusci niset në Greqi në vitin 1962 dhe qendron vetëm për pak kohë, por sa shkeli atë territor ndjeu që ajo tokë i përkiste, ata vëllezër flisnin të njëjtën gjuhë dhe kishin të njëjtat zakone.
Fillimet ishin me metropolitët, por të paktë ishin ata që i dhanë një dorë, më të shumtët i kthyen krahët dhe At Bellusci kërkoi të lidhej me intelektualët.
Të parin arbëror që njohu ishte Jorgo Maruga. Një inxhinier i zoti por edhe një studiues i arbërorëve të Greqisë. Kur e takoj për herë të parë unë- thotë At Bellusci kisha themeluar revistën Vatra Jonë 1966 dhe zgjati deri në vitin 1971. Ishte në tre gjuhë italisht, anglisht dhe shqip. Flas me Marugën nëse ishte e mundur që ai të hapte një revistë dhe të flisnin për botën arbërore.
Ishte mars 1976, kur Jorgo Maruga themelon revistën e parë për arbërorët e Greqisë dhe e quajti “ Dialogoi” ku trajtoheshin argumente historike,gjuhesore, etnografike e letrare te arvanitasve.
Ishin fillimet e viteve 1980- rrëfen At Bellusci dhe isha në Athinë, kisha ndaluar në një librari sepse sa herë që largohesh blija libra për bibliotekën time që e kisha themeluar rreth viteve 1960. Si njeri kurjoz futem në bisedë me librashitsin dhe midis të tjerave më thotë se në Athinë është një Jurist i zoti por që merret edhe me studime mbi botën arbërore. quhet Aristidh Kollja dhe libërshitësi arvanitas i kishte dhënë nr e shtëpisë.
U njohëm Në datën 5 Shtator 1980 tek rruga Solonos Nr77 ku gjendet “Vivliopolin” i Orestit Jorgo Metaksà
Kush ishte Aristidh Kollja për Atë Belluscin?
Aristidh Kollja, për At Blleushin ishte kapaciteteti i kalibrit më të lart intelektual,një nga figurat më ekselent të botës arbërore,një njeri gjenial në shpirt,i guximshëm, patriot,arvanitas që preku argumentat e botës pellazgjike,u interesua për botën arbëreshe, dhe u bë mbrojtës i denjë i çështjes së Kosovës. Historia, gjuha, folklori, arbërore ishin ajo diafragmë që i jepnin jetë dhe përkushtim këtij arbërori, por që nuk u vlerësua nga istitucionet e larta për kontributin të çmueshëm që ai dha botës arbërore.
Ja se shprehet At Bellusci në kujtimet e tij:
“Kur e takova për herë të parë Aristidhin, më tërhoqi vëmendjen kultura e lartë e këtij arbërori,stili i të shkruarit, aftësia që ai paraqiste në shtrimin e problemeve historike shqiptare, por mbi të gjitha dashamirësia që shprehte për shqiptarët.
Jam një pellazgo-ilir thoshte gjithë krenari dhe vështrimi i tij merrte një madhështi kozmike sa herë që e thoshte. Kur bisedonte më afrohej me një mënyre vëllazërore me ato gjestet e tij sa fisnik po aq edhe bir terreni, e nuk linte rast pa më thënë: Vëlla Ndon ne duhet të nxjerrim në pah, autoktoninë tonë!
Që nga ai moment që u pamë nuk u ndamë kurrë, u lidhëm më shumë me njeëri tjetrin dhe nisëm projektet në të mirë të Arbërisë.
At Bellusci e Aristidh Kolla mbjatën edhe një lidhje epistolare
Një mori letrash janë midis Beluscit dhe Kollja\ Kola
Në një letër të vitit 1983 Kollja i shkruanteAt Belluscit: Vëlla Ndoni- unë lexova Kosta Rodi me titull “Arvanitët zgjohen”, 1978. Grumbullova të gjithë bibliografinë arvanitase, por nuk u mjaftova tek kjo. Fillova studimet, kuptova se duhej t’bëja një vështrim të tërë historisë greke që të kuptoja problemet e arvanitasve dhe sa munda, i përmblodha dhe duke dhenë edhe mendimet e mia krijova librin “Arvanitasit dhe origjina e grekeve”, që u botua me 1983.
Ishte i lumturuar për këtë libër dhe kjo gjë më bënte optimist për ri-zgjimin e ndërgjegjes arbërore në Greqi- shprehet At Bellusci-
Kur kthehm në verë, takoj Aristidhin dhe e pyes: Si po shkon vepra?
– Vëlla Ndon, po shon disi mirë.
Ma ke pagëzuar si duket.Tani Arvanitasit nuk do mbajnë pranë biblën po Librin e Kolljas- mu përgjigj ai me atë humorin e tij.
Nuk do ishte keq i thashe Unë- se sot për sot arvanitasit kanë më tepër nevojë për zgjimin kombëtar se sa për biblën.
Biblën e priftit e kanë në çdo neuron.
– O Vëlla Ndoni ç-po më tha? Ti nuk je nga ata priftërinjë që gjynjëzohen në çdo moment dhe sytë e duart i mbajnë nga qielli.
E thënë nga një prift si ju ka vlere 10 fish.
Qeshëm të dy.
Shpesh në atë buzëqeshjen e tij shikoja mirësinë ku bashkohej ajo dozë e malinkonisë.
Një ditë më arrin një letër. E cila më entuziazmoi shumë- thotë AT Bellusci në kujtimet e tij. Ja se çfarë thuhet në të:
“Vëlla Ndon, nuk ka më të bukur se gluha shqipe. Në gjimnaz,fillova të dalloja ngjashmërinë e disa fjalëve me gjuhën e Homerit dhe latinishten, por nuk kisha kuptuar akoma lidhjen e thellë të saj me këto gjuhë, sepse shkolla shqipe nuk kishim, kisha mësuar shqip prej familjes e brenda meje kisha gjakun arbëror. E ndieja këtë gjuhë të materializuar me ndërgjegjen time, e ndieja që e kisha
në deje. Afrimiteti me ty më bëri të thelloja akoma më tepër njohuritë e të kërkoja të vërtetën historike. Po thelloj njohuritë mbi adhurimet e grekëve të vjetër dhe pellazgëve, përkufizimet e toponimeve madje dhe thjesht emrat e heronjve e gjysmëperëndive, që gjejnë shpjegime vetëm nëpërmjet shqipes së vjetër, gjuhës sonë arbërore. Vëlla Ndon,
më e keqja është se akoma historianët grekë, bashkëkohësit e tu e të mitë, shkruajnë historinë e Greqisë dhe nxjerrin jashtë saj pellazgët dhe arvanitët. Por një histori greke, e cila nuk merr në konsideratë pellazgët dhe arvanitët, nuk është as greke dhe as histori nuk mund të jetë”.
Aristidhi ishte i bindur për origjinën dhe gjuha e tij, për këtë më tha se ishte duke përgatitur fjalorin arvanitas-grek, i cili do të mund të bënte dallimin e gjuhës arvanitase me atë zyrtare
greke. Kishte kohë që kishte hedhur idenë e botimit të një fjalori me alfabet latin të shqiptarëve të Greqisë për ta afruar me gjuhën shqipe dhe komunikimin me historinë, kulturën e artin shqiptar.
Aristidhin e karakterizonte ajo fije trimërie dhe guximi që iu atribohet vetëm njerëzve fisnik, dhe ai ishte. Për këtë virty At Bellusci sjellë një episod në kujtimet e tij.
Kujtoj një rast që jam ndier shumë i fyer- thotë At Bellusci- Isha në një nga udhëtimet e mia etnografike në Suli të Moresë, ku doja të bëja intervista mbi arvanitasit. Iu afrova një grupi arvanitas dhe i pyeta arbërisht, por ata m’u përgjigjën në greqisht: “Këtu nuk ka
arvanitas!!!”.
Më trajtuan shumë keq. U ula në një lokal të e Sulit ku Aristidh Kollja kishte një mik të tij, i cili duke më parë të dëshpëruar dhe të fyer, i telefonon Aristidhit, dhe me i rrëfen se çfarë kishte ndodhur. Aristidhi i thotë mos të largohesha, sepse do vinte ai. Ndërsa qëndroja në lokal i zhgënjyer sepse Suli ishte historia, ishte legjenda,nisa të shkruaja disa vargje.
“ Ti Sul i Moresë
Nuk je një vashëz e papjekur, Sulima!
Në Morënë tënde flasin legjendat për Sulin e Madh!
Me historinë tënde të lashtë,
por dhe me motërzat e tua për krah;
Krisohor dhe Kokla
Psari dhe Kuvëlla.
Por ti sot, Sulima,
e vetmuar te çuka e një mali shtrihesh si një kufomë,
Varfëria e shpirtit tënd dhe padituria
shpirtin arbëror moroit po shuajnë,
e fytyrën tënde turpëruan.
Sulima,
Ti, mëma e trimit Kollokotronit
Frikacake u tregove, kur më the:
“Edo den iparachun arvanitas!”
Si ta zuri ajo gojë këtë rrenë?
Kur bir arbëror ti ishe vetë.
Mos u bëj dele, Sulima,
Se ujku të hëngri dhe akoma po të ha!
Arbërisht foli Erës, Sulima
se edhe qielli që të dritëson
do të bëhet më i kthjellët
nëse mban frymën tënde arbërore.
Do mbash lart edhe nderën e Suljotit.
Sulima Kiparissias (More), 13.9.1983.
Kështu ishte Aristidhi një trim i guximshëm, një leader i lindur për çështjen arbërore.
Aristidhi, ishte edhe një aktivist i denjë për çështjen e Kosovës.
Një dite më telefon Aristidhi. Unë, sapo isha kthyer nga Amerika për problemet mbi çështjen e Kosovës ku isha takuar me Senatorin arbërsh Dioguardi dhe kishim përgatitur një konferencë me një pjesëmarrje të gjerë i rrëfej për atë çka kishte ndodhur dhe i rrefej ne detaje per c’ka kishte ndodhur.
Kalojnë disa kohë dhe Aristidhi më më thotë se kishte nxjerrë librin “Greqia në kurthin e serbeve të Millosheviçit”. Një libër që tregon për komplotët dhe masakrat çnjerëzore serbe kundër kombeve të ish- Federatës Jugosllave dhe kryesisht të shqiptarëve.
I thash të kishte kujdes, duke ditur situatën në Greqi. Mu pergjigj, qe e kete e perceptonte, ndihej te ishte në shenjestër, edhe pse deri diku kishte pasur disi liri te shprehej nëpër disa studio televizive në Greqi per masakrat qe beheshin ne Kosove.
Kollja ishte edhe nje intelektual.Ai kishte atë dhuntinë të ishte si një figurë polietrike. Kalonte me lehtësi nga Historia te pulicistika, dhe pastaj tek letërsia. Një herë krijoi një projekt, midis arbëreshëve të Italisë dhe arvanitasve, mbi këngën “e Bukura e Strigar” (Strigari, është një katund arbëresh në Shën Kosmo albanese, në Calabri dhe është qyteza e poetit të madh Zef Serembes, këtij arbëreshi që i këndoj të dashurës së tij që emigroi në Brazil, që vdiq herët, por që vargjet e tij shkruar nëpë sokaket e këti fshati), nje projekt ku u lidhen dhe u krijuan ura midis dy vellezerve, arberesh e arvanitas, ne fushe te letresise dhe artit.
Pyesja shpesh intelektualët arvanitas të shoqatës Bocari pse nuk ishte zyrtarizuar gjuha arbërore në Greqi.???
Përgjigjen më të sakt e kam marrë nga Aristidh Kollja në “Relazionin mbi pakicat gjuhësore bërë në Greqi në 1987” organizuar nga Komuniteti Europian.
U mblodhën ne Greqi arvanitas dhe individë, por dhe grupe partish për të shprehur mendimet e tyre mbi pakicat minoritare ne Greqi dhe perdorimi i gjuhës tek arbërore e Greqise.
Përgjigja e Kolljas ne kete Relacion ishte:
Ne arvanitasit kemi nxjerrë sytë me gishtat tanë që nga momenti, kur fshehëm (apo mohuam) origjinën tone etnike, dhe gjuhën tonë”.
Problemet tona sipas një rendi janë kështu:
Mos të fshehim, origjinën dhe gjuhën.
Të njohim historinë tonë.
Të mbledhim material të folklorit tonë.
Të mësohet gjuha shqipe dhe të publikohen sa më shumë libra.
Këto pika janë prioritetet tona.
Problemi tjetër është se Qeveria Greke deklaronte me të madhe se arbëroret-arvanitë nuk ekzistojnë, dhe ne zyrtarisht në Greqi nuk njihemi.
Nuk njihemi sepse nuk njihemi me kushtetutë, dhe kur nuk njihesh me ligj nuk ka edhe si të mbrojë ligji .
E para e punës është të njihemi si popullsi me të drejtën e gjuhës shqipe, dhe në pushtet.
Nuk njihemi por egzistojmë, sepse egziston historia,toponimet e vjetra, egzistojmë në folklor,në poezitë gojore lirike dhe epike- dhe e thoshte vazhdimisht, e më ton pët t’iu treguar të tjerëve: Hapni sytë. Nuk po kuptoni që po shuhemi përfundimisht!?
At Bellusci në referencat e tij gjatë këtij relacioni suvencionuar nga Europa shprehet:
Priftërinjë në Greqi nuk mbështesin çështjen e gjuhës arbërore, ata propagandonin që gjuha shqipe arvanitikia ishte gjuha e djallit.
Deri nga vitet 1970 fëmijët, të rinjë, flasin në mënyrë shumë të qartë gjuhën arbërore\ shqipe. Unë në fshatin tim kam folur gjuhën arbërore. Vetëm kur ikëm nga fshati dhe shkuam në universitete vumë re se kishte plot student të tjerë që flisnin të njjtën gjuhë kështu u njohëm pranë nesh.
Konfermohet se shqiptarët sot në Athinë janë mëse dy milionë njerëz.Të gjithë këta arbërorë i dinë rrënjët e tyre, por shumica nuk kanë ndërgjegjen arbërore, edhe pse fatkeqësisht shumë kanë humbur gjuhën e janë shpërndarë në Athinë, në Patra, në Selanik.
Unë mendoj se t’iu heqësh arbërorve të drejtën për të mësuar gjuhën është krimi më i madh që i bëhet demokracisë. Në shoqaten tonë Arbërorët e Greqisë kërkojmë që të organizohen mësime të gjuhë shqipe për të mëdhenjë e për të vegjël.
Edhe pak më parë gjatë vizitës së Presidentes së Kosovës në Bibliotekë ai është shprehur. Pse të vazhdojmë të jemi të padukshëm edhe sot në 2023 kur flitet shumë për demokracinë, në një Greqi ku lindi demokracia, ku arbërorët janë autokton, dhe fatkeqësisht ndihen e trajtohen të padukshëm?
Personalisht pyes veten: Çfarë kërkon Europa sot prej atyre vendeve të cilat kërkojnë të bëhen pjese e saj..?Konkretisht, çfarë i kërkon Europa Shqipërisë që ajo të bëhet pjesë e BE?
Kushtet themelore që të vë kjo Euuropë janë:
a(Kërkojnë siguresën, b)Të respektojnë të drejtat e pakicës minoritare.
Greqia këtë kriterin e dytë nuk e ka marrë fare parasysh dhe nuk e njeh me kushtetutë.
Përse Greqisë nuk nuk i është kërkuar dhe ti kërkohet ky kusht?
Për shtetin Grek o je grek o je i huaj.
Pakica kombëtare nuk egziston.
Kjo është për të ardhur keq, por akoma më e trishtueshme është kur mendon se shumica e anëtarëve të qeverisë në Greqi sot kanë rrënjë arvanitase dhe nuk bëjnë asgjë për një identitet që bota mbarë e ëndërron, një identitet të lashtë, të një populli që flasim gjuhën e folur më të lashtë në Europë, dhe që tregon autoktoninë e një populli.
Magjia dhe Miti
Vepra më intersante që e tërhoqi Aristidh Kolljen prej veprave të miat ishte Magjia dhe Miti- rrëfen At Bellusci.
Aristidh Kollja ishte një figurë interesante. Ai ishte një njeri i ligjit ku profesioni kërkon limite, standarte, përkufizime, inteligjencë, dhe shpirttë reduktuar, ndërsa shpirti i Kolljes ishte Cartesiane. Ai La profesionin e tij, dhe dhe përhapi atë shpirtin e tij si notat e një pentagrami e fluturonte në këtë kozmo të mitit, të magjisë që e çonte në një botë paralele.
E admiroja sepse e perceptoja madhështinë introspektive të tij sa profan aq universal por dhe aq njeri i perëndisë .
Në maj 2000 , Kollja më e fton në Athinë për prezantimin e librit të tij me titullin :“Antonio Bellusci dhe Magjia e tradizionit popullor“. Në ketë libër ai trajton një matërie shumë të vështirë dhe delikate ku vihen në pah sentimentet dhe besimet më atavike të popullit arbërsh“ Një maestër i sentimentit.
Kur arrita në Athinë në 20 maj në vitin 2000, me komunikohet nga miku Jorgo Gerou, që Aristidhi është shtruar në spitalin Evamgjelisomoit. Mbrin në Athinë 23 Maji. Shkoj menjëherë në spital për ta vizituar dhe bisedojme me deshpërim reciprok. Vë re se Miku im ishte shtruar në korridor. Mu duk si çudi që nuk kishte një shtrat për këtë vëlla kaq të çmuar, që kishte bërë për arvanitasit. Nuk gjendej një vëlla arvanitas, mjek, infermier, i njohur që të paktën të kurohej në mënyrë dinjitoze?
U ndjeva keq. Më pa dhe e pash ndër sy. U kuptuam pa folur. Kisha një ndjesi të çuditshme dhe i thash se promovimin e librit do ta bëjmë një herë tjetër kur të bëhesh më mirë.
Inzistoi dhe më tha se do të bëhej pa prezencën e tij, sepse nuk e dinte nëse do egistonte ndonjë “një herë – tjetër” për të. Nuk kishte gjë më të dhimshme për mua në ato momente.
Largohem disi i trishtuar.
Promovim u bë në 24 Maj në sallën Stampa Esterea në prezencen e Ambasadorit të asaj kohe dhe pa prezencën e Vëllaut tim Aristidh. Largohem nga Atthina ditën 26 Maji
Në korrik i shkruaj një letër dhe pyes si ishte. Më thotë që nuk ishte mirë dhe se diçka të çuditshme kishte ndodhur në jetën e tij.
Ishte i bindur se dikush i kishte bërë keq.
Në Tetor Aristidhi vdiq. Për varrimin e tij nuk mora pjesë. Nuk kisha kujt ti jepja ngushëllime përvëllaun tim. I dërgova familjes, Z Nensi një telegram, ngushëllimi, por nuk mohoj faktin se i madhi Aristidh Kollja mu duk se u abandonua nga të gjithë.
Me humbjen e Aristidhit nuk më bënin këmbët të shkoja në atë Greqi.Përpara syve më kujtohej ai korridori i spitalit, ku ishte vëllau im, i shtrirë i sëmurë ku nuk i kishin dhënë dinjitetin që meritonte këtij njeriu me shpirt sa universi.
Nuk e hoqa kurrë nga mendja kete Vëlla. Sa herë kam patur raste të takoj të politikës kam shprehur dëshirën që Aristidh Kollja meriton ndonjë shtator në qendrën e Tiranës apo Kosovës. I Pëlqente idea e shtatorve. Kritikonte faktin se në Shqiëpri nuk ka shtotore të Aleksandrit të madh, të Pirros, apo të shumë heronjëve që i quajtën Romak apo më vonë grek por që ishin pellazgo Ilir.
Kritikonte faktin që rojet e Shtetit të kishin uniformën me fustanella, e jo si ato fustanellat qesharake të rojeve te parlamentit grek që iu ngjanin si “ Mini gonna” por ato fustanella të gjata, burrërore,fisnike që mbanin arbërorët.
Aristidhi ishte Mirësia e kombit i personifikuar. Njeriu që lidhi Kosovën, arbëreshët, Shqipërinë, arbërorët e Greqisë!
Me vdekjen e Aristidhit u mbyll një epokë e lavdishme,një urë që kishim lidhur e krijuar si dy popuj vëllezër të ndarë nga aksidentet historike.
Ne si Qëndër albanologjike me gjuhën dhe kulturën arbërore mbajmë lidhje me arvanitasit ende. Me 28 shtator 2023, nisem nga stacioni metro “Viktoria” në një takim me arvanitasin Jorgo Miha, një inxhinier i zoti, preofesor dhe studiues i botës arbërore. Më thotë At Bellusci të merrja disa libra dhe ti bëja një intevistë. Më priste në një qendër komerciale. Nuk kishin endenjë qendër si shoqatë, dhe se Qëndra Boçari shumë nuk ishin më dhe ishte shpërndarë.
E përshëndes, dhe Ai, ngrihet butë butë në këmbë, ashtu si e kemi zakon ne shqiptarët duke venë dorën pranë zemrës dhe me një buzëqeshje ku mirësia dhe gëzimi shkrihen, na përqafon krahë hapur e menjëherë më thotë: “Antonio Bellusci si është. Ai “Pafsania e Arvanitasve”.
Kishim dy njerëz të mëdhenjë At Belluscin dhe Aristidh Kolljan. Dy vëllezër të vërtetë. Miha vazhdon punën e tij arbërore nëpër rrjete sociale. Por me një dallandyshe nuk vjen pravera i thonë një fjalë, por për të shkuar pas një leader i cili ka një qëllim për kombin kjo mund të arrihet.
Mund të themi që Miqtë të tjerë arbërorë që mbetën në Greqi e lanë atë trashëgimi të krijuar dhe lulëzuar ose nga frika ose nga paaftësia ose mangësitë kulturore. Figura e atij brezit të viteve 70\80 deri nëvitet 2000 siç ishte figura e Kolljas\ Kola ,jurist, studiues, publicist, shkrimtar,e mbi të gjitha atdhetare në mbrojtjen e cështjes së Kosovës dhe të arbërorëve të Greqisë, ngelen si ai ylli polar, figura polietrike te pavdekshëm në zemerat e atyre që duan Kombin.
At Bellusci, gjithmonë na thoshte.
Kosovën deri diku e i dhame nje drejtim ku mund te eci me kembet e saj edhe pse ka shumë probleme, por me Çamërinë cfarë do te bëhet.Ajo është lënë në heshtje, as edhe emrin “Gjenocid” nuk ia njohin ne tragjedine e saj. Prandaj mos harroni Çamërinë se pa u zgjidhur Çamëria vështirë të zgjedhim çështjen Arbëror të Greqisë.
Kush merrte pjesë ne kete ngjarje:
Miku i Aristidh Kolla, Z. Traboin,shkrimtar, publicistë, poet, i akorduar titulli “Mjeshtër i Madh”, por me sa kuptova atë që e bënë atë më shumë krenar është kontributi i madh që dha në vitet e emigrimit ku u lidh dhe mbështeti mikun e tij të madh Aristidh Kolla për çështjen arbërore e Arbërorëve të Greqisë. Është për tu përmendur në vitet e tij të emigrimit edhe gazeta “Egnantia”.
Traboini vlerësohet për përpjekjet e tij për realizuar aktin më të madh që i është bërë figurës së madhe të Arisidh Kolljes deri më sot, duke iu dhënë titulli “Nderi i kombit”.
Në këtë takim kishin ardhur nga Gjakova studiuesja dhe poetja Migena Arllati dhe bashkshorti i saj Behar Arllati, Z. Agim Gjakova një figurë shumë interesante për shqiptarët e Kosovës dhe të Shqipërisë.
Mbi kujtimet e tyre mbi Aristidh Kolljen folën deputeti Kostaq At Papa, Zoti Zenel Hoxha punonjës në dhomën e Tregëtisë dhe pranë konullatës në Londër, Poeti Albert Zholi poet, Shkrimtar, Gazetar, Kryeredaktor gazeta Laberia, Zonja Angjelina Xharra kineaste, Mësuesja e Diasporësnë Turqi Mimoza Elezi, Aktivistja Elida Jorgoni, studiuesja Zyba Hysa, Zotërinjtë Naun Kule, Mark Palnikaj,Tasim Mehmeti, Agron Gjedia, Nikolla Lokaj,. Në pjemarrjen e ceremonisë së 80- Vjetorit të gjigandit Aristidh Kolla nuk merrnin pjesë akademikë të të lartë të botës shqiptare si edhe kanale televizive, të cilat ishin informuar. Mori pjesë drejtuesi i televizionit ALPO të Gjirokastrës Mik i Aristidh Kollja
Komisioni kishte përgatitur edhe disa “Çertifikata Mirënjohje” të cilat iu shprndanë miqëve, shokëve si edhe gjithé atyre që kishin dhënë kontribut pér botén arvanitase si edhe për këtë mik të shqiptarëve që i donte aq shumë.
E rëndësishmja e këtij takimi ishte se u hodh kërkesa dhe u firmos një peticion që njëra prej shkollave të kryeqytetit ti vihet emri “Aristidh Kola”.
Përgatiti materialin
Ornela Radovicka Qëndra Albanaologjike kërkime e studime mbi gjuhën dhe kulturën arbëreshe At Bellusci Frascineto (Cs)Itali
8 Korrik 2024