• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Thursday, October 9, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

8 zjarre aktive në disa qarqe të vendit, vijojnë flakët në Tragjas të Vlorës, Mallakastër, Bërzhitë e Gjirokastër! Ndihmuan tre avionë nga Suedia e Kroacia

August 9, 2025
in Aktualitet

Rritja e temperaturave ka rikthyer edhe ‘epideminë’ e zjarreve në vend, ku pjesa më e madhe dyshohet se janë rezultat i piromanisë. Gjatë orëve të fundit, raportohet për 8 vatra aktualisht aktive në vend.

Në Vlorë, zjarret në fshatrat Navaricë dhe Leshnicë e Poshtme janë zhvendosur drejt zonave malore dhe janë nën kontroll pas ndërhyrjes nga ajri me helikopter dhe avionët suedezë. Në Tragjas, vatër që u aktivizua gjatë pasdites, flakët po përhapen në shkurre dhe bimësi të ulët, por nuk ka rrezik për banesat.

Në fshatin Lofkënd të Mallakastrës, zjarri mbetet aktiv në dy zona ku ndërhyrja nga toka është e pamundur dhe po vazhdon ndërhyrja ajrore me avionin kroat Canadair. Në Lezhë, në Malaj Epërm, zjarri ka përfshirë një sipërfaqe pyjore të vështirë, ku forcat po punojnë kryesisht në krijimin e brezave ndarës për pengimin e përhapjes së zjarrit.

Në Klos, në malin e Allushit, një vatër e mëparshme është riaktivizuar, por është nën kontroll. Në Elbasan, në fshatin Lleshaj, vatra është izoluar dhe monitorohet për riaktivizim.

Në Tiranë, në malin e Bërzhitës, zjarri po zhvillohet në një zonë me bimësi të dendur dhe po vijon puna për shuarjen, pa rrezik për banesa. Ndërkohë, mbrëmjen e sotme një vatër zjarri ka rënë edhe mes fshatraveicar dhe Humelicë të Gjirokastrës, ku forcat zjarrfikëse po luftojnë për të shmangur përhapjen e flakëve drejt zonave të banuara.

Më herët në fshatin Dhivër të Finiqit situata u paraqit e rëndë, ku era e fortë favorizoi përhapjen e flakëve. 120 forca u angazhuan në terren, ndërsa që prej orëve të mëngjesit dy avionët Air Tractor Fire Boss të Forcës Ajrore suedeze, të ardhur përmes Mekanizmi Europian i Mbrojtjes Civile, punuan nga ajri.

“Si pasojë e aktivizimit të Mekanizmit Europian të Mbrojtjes Civile, që nga oret e para të mengjesit të sotëm 2 avionë Air Tractor Fire Boss te Forcës Ajrore suedeze dhe 1 avion Canadair i Forcës Ajrore kroate kane asistuar efektivët në terren në betejën kundër flakëve në Mallakastër dhe Finiq.

Ekuipazhet operojnë nga Baza Ajrore e Kuçovës dhe vijnë në ndihmë të ekipeve zjarrfikëse, të emergjencave civile lokale, dhe trupave të Forcave të Armatosura, të cilat nën koordinimin e AKMC vazhdojnë monitorimin dhe kontrollin e disa vatrave të zjarrit.”, njoftoi më herët ministria e Mbrojtjes.

Next Post

Shërbeu 44 vite në Polici: Proda i akordon "Certifikatën e Karrierës" Drejtuesit të Parë, Besnik Bakiut

Ilir Meta kërkon lirinë, shtyhet seanca në GJKKO! Gjyqtari Bani shpalli moskompetencë

Shqipëria e treta nga fundi për pagën minimale në Evropë, 185 mijë punonjës paguhen me 408 euro në muaj

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved