Bregdeti i Vlorës është pushtuar nga një numër shumë i lartë turistësh. Në fundjave te gjitha hotelet janë në një kapacitet makismal.
Duke nisur nga 15 korriku dhe deri në fund të muajit gusht, janë 95% e hoteleve të prenotuara nga turistë vendas apo të huaj. Vlora kete vit ka shënuar nje rritje galopante te turizmit.
“Kemi marrë njoftime nga shoqata e operatorëve turistikë dhe kanë thënë që hotelet e tyre në këtë fundjavë janë në kapacitet maksimal. Pra, mund të themi që Vlora këtë fundjavë është me kapacitet maksimal, referuar numrit të turistëve, të cilët kanë zgjedhur Vlorën për të kaluar pushimet e tyre“, raportojne mediat.