Duke mos patur guximin, që të dalë përpara qytetarëve, pasi u braktis nga thuajse të gjithë këshilltarët e saj bashkiak nga Vermoshi në Konispol, Monika përdori Lulzim Bashës si patericë për të ecur.
Ajo bëri një mbledhje të përbahskët me Bashën, si një opozitë e Bashkuar, për të humbur vëmendjne nga braktisja e madhe që i bënë të LSI-së.
Duket se Kryemadhi zgjodhi supin e Bashës për të qarë dhe i fshiu lotët menjëherë pasi doli në media duke premtuar se do na fuste në Evropë.
Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi foli sot për një opozitë të fortë pa kthim pas, të mbështetur nga shqiptarët në mbledhjen e përbashkët të grupeve parlamentare PD-LSI.
Monika premtoi se nëse do të partia e saj merr pushtetin, ajo d otë krijojë një qeveri të ndershme për shqiptarët dhe pa korrupsion. Ndërkohë që raportet ndërkombëtare dhe ato të vendit, tregojnë se vjedhjet më të mëdha janë bërë nga ministritë e drejtuara nga kjo parti.
Kryemadhi kërkoi që bashkëpunimi qendror mes dy forcave opozitare të shtrihet edhe në nivel lokal dhe rakordimi të bëhet edhe me qytetarët. Ajo deklaroi se 27 janari ishte fillimi i një rruge që nuk ka kthim pas, i një beteje me narko-shtetin.
“Unë do të qëndroj shumë shkurt se vijën politike të organizimit dhe bashkëpunimit të opozitës së bashkuar tashmë Kryetari e bëri të qartë. Ajo çka dua të them në emër të deputetëve të LSI është që bashkëpunimi ynë do jetë pa ekuivoke dhe pa dilema ku ka në qendër përballjen me qeverinë e krimit. Ne si opozitë do të veprojmë të bashkuar dhe do të jemi kompakt në qëndrimet tona për çështjet më thelbësore që kanë të bëjnë me situatën ne vend.
Bashkëpunimin tonë duhet ta shtrijmë që nga grupet parlamentare dhe në nivel lokal me bazën me qytetarët për të përfshirë dhe bërë të mundur çinstalimin e kësaj diktature kriminale që po instalon çdo ditë dhe më shumë Edi Rama me falangat e rilindjes së tij.
Denoncimet e përditshme ti vazhdojmë çdo ditë dhe pa pushim, jo vetëm ne si deputetë por me gjithë strukturat tona kudo që janë në të gjithë Shqipërinë, në komuna, fshatra, qytete, në shkolla për shitjen e drogës që bëhet nga mësuesit të cilët në vend të që të edukojnë fëmijët tanë janë kthyer në spaçatorë të krimit të organizuar.
Në institucione dhe spitale ku ne çdo ditë dhe më shumë shikojmë sjelljen e mjerueshme ndaj pacientëve dhe kudo në çdo infrastrukturë apo zyrë të shtetit të cilët janë kthyer në shërbëtorë të krimit të organizuar. Ky denoncim nuk duhet ndalu dhe rakordim jo vetëm i strukturave tona por dhe rakordim me qytetarët është një nga pikat kryesore”, deklaroi Kryemadhi.