Policia e Kosovës ka arrestuar në Mitrovicë të Veriut shefin e të ashtuquajturës zyrës për Kosovën, Marko Gjuric.
“Express” ka siguruar pamje nga arrestimi i Gjuricit dhe raporton se pas arrestimit të Gjuricit janë dëgjuar krisma armësh, sirena të policisë dhe të ambulancave.
Arrestimi ka ndodhur në tubimin serb në Kosovë, ku Gjuric ka shkuar përkundër se autoritetet kosovare i kanë ndalur hyrjen.
Gazeta Express raporton se Gjuricin policia po e sjell nën pranga në Prishtinë.