Pas vendimit të Kryeministerit Edi Rama i cili doli në mbështetje të vendeve të Perëndimit duke i shpallur kështu “luftë” Rusisë, ku përzuri dy diplomatë rus nga Shqipëria, janë publikuar dhe emrat e tyre.
Sipas burimeve ata janë Vladislav Filipov, atasheh ushtarak, si dhe Alexey Nikolaevich Balashov, sekretar i parë i Ambasadës.
Vendimi për largimin e dy diplomatëve rusë u mor nga Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme. Siç u njoftua edhe më herët nga MPJ, dy 2 diplomatët rusë u shpallën ‘non grata’ në Shqipëri.