Prokuroria e Durrësit ka nisur një hetim lidhur me tjetërsimin e pronave në zonën e Durrësit. Kryesisht bëhet fjalë për toka truall dhe sipërfaqe të konsiderueshme në bregdet. Objekt i këtyre hetimeve janë institucionet e Hipotekës dhe të ALUIZNI-t. Sipas informacioneve të REPORT TV, pjesa ku më shumë janë përqendruar hetimet është zona e Gjirit të Lalëzit.
Informacionet janë se prokuroria ka tentuar të marrë në pyetje punonjës të institucioneve të lartë përmendur, por një pjesë e mirë e tyre nuk janë gjetur. Bëhet fjalë për rreth 30 punonjës hipoteke dhe ALUIZNI të periudhave të ndryshme, që janë vënë në shënjestër nga organi i akuzës. Policia e Durrësit bën me dije se pranë këtij institucioni ende nuk janë sjellë urdhra arrestesh.
Kujtojmë që pak ditë më parë u arrestua kryebashkiaku i Lezhës, Frrokaj i akuzuar për tjetërsim pronash së bashku me 12 zyrtarë të tjerë, por më pas u lirua dhe po hetohet në gjendje të lirë, ndërsa 11 zyrtarë janë në kërkim.