Nga Flogert Muça
Një faturë shpenzimesh delegacioni nga ana e ministres Etilda Gjonaj është sot kauza e opozitës në Tiranë, e cila duket si e mbytura që kapet pas fijes së kashtës. Sepse shpenzimet e personave që shkojnë me detyra shtetërore jashtë vendit janë normale sipas të gjithë atyre që njohin protokollet e delegacionet.
Ndoshta, PD që sot i qan zemra për paratë publike mendon se ministrat e kryeministri duhet të shkojnë e të flenë në çadra kampingu në konferencat e takimet zyrtare jashtë vendit, por harron se kur ka qenë vetë në qeveri Sali Berisha merrte helikopterë miliona euro dhe nuk udhëtontë me avion askush nga kabineti veçse në biznes klas.
Por, në asnjë rast, debati nuk duhet të jetë se a u harxhuan 100 euro më shumë apo më pak gjatë një konference, kur bëhet fjalë për dinjitetin e shtetit shqiptar.
Edhe Lulzim Basha ministër shpenzonte shumë para nëpër takime pune, në hotele që ishin sa më ne qendër të vendeve ku zhvilloheshin takimet e konferencat, pasi në ato takime shkohet si shtet e përfqëson një popull të tërë. Ah po, Lulzim Bashës i kërkohet llogari për 230 milionë eurot e rrugës se Kombit që avulluan e ai iu shmang drejtësisë me raport mjekësor, por jo për paratë e udhëtimeve ku ka përfqësuar vendin.
Pra, debati nuk është vetëm sa ka shpenzuar Sali Berisha, Lulzim Basha, Ilir Meta, Monika Kryemadhi e gjithë deputetët nëpër udhëtime jashtë vendit, por sa kanë shpenzuar për luksin që kanë në Tiranë, Lalz…
Debati nuk është për 500 milionët që Meta merr për arredimin e luksit në zyrë e 5 milione eurot që Berisha merrte për helikopter, por është për përfaqësimi i vendit arsye për sulm?
Makina 700 milionëshe antiplumb që Berisha blinte nga frika se mos e vrisnin (sepse ja kishin mbushur mendjen se nuk e mund dot askush ndaj e vetmja mundësi për të rrëzuar nga pushteti ishte ta vrisnin fizikisht), që u justifikua po nga Berisha se duhej për të pritur delegacionet e huaja me dinjitet ishte krenari, ndërsa fatura e Gjonajt qenka shkatërrim?.
Thënë të gjitha këto, sulmi ndaj Gjonajt ngjan më shumë si një shterpësi argumentash politike nga ana e PD-LSI në këtë fundgushti e asgjë më shumë. Të tjerat janë rutinë që ndodhin kudo për interesa e dinjitet shtetëror, jo personal.