Pasditen e sotme këngëtarja dhe moderatorja e njohur Rozana Radi është përballur me një ndodhi që e ka mërzitur shumë. Një person i paidentifikuar i ka prishur qëllimisht makinën e saj.
Rozana ka bërë në adresën e saj një postim ku tregon gjendjen e makinës dhe e revoltuar ka shpërthyer ndaj personit që ja ka gërvishtur.
“Si mund të jetë kaq i ligë shqiptari? Shikoni si ma kanë bërë makinën. Nuk do lë kamera pa hapur dhe nuk do e lë pa gjetur.”- ka shkruar Rozana në njërën nga videot e postuara.
“Do vë kamera në makinë, e po se kapa mos më thënçin Rozana. Se di si marrin frymë këta qyqarë”.- ka shkruar Rozana duke siguruar se personi i cili i ka bërë këtë të keq do e paguajë me patjetër