Ndërkohë që Universiteti Europian i Tiranës, i Henri Çilit, ka dhënë lajmin se do të hapë degën e infermierisë, ku do të ndjekin studimet e larta rreth 250 maturantë, Taulant Muka, ish zvendësministri i Arsimit, i dorëhequr në shenjë revolte ndaj mënyrës së drejtimit të MASH, ka reaguar me tone të ashpra.
Nëpërmjet një postimi në faqen e tij në rrjetet sociale, Muka ka publikuar kushtet e infrastrukturës mizerabile të UET-tit të Çilit duke e përjashtuar mundësinë e diplomimit të infermierëve profesioniste. Madje Muka nuk ka ngurruar ti etiketoj si “sharlatanë” e ” të babëzitur” pedagogët që kanë pranuar të jenë palë në sipërmarrjen më të re të Henri Çilit.
Postimi i Taulant Mukës:
Lexova se në UET kishte mbi 250 maturantë që kishin kërkuar të studionin infermieri. Po si është e mundur të studiosh infermieri në një universitet pa qendër spitalore universitare? Ku do i bëjnë praktikat klinike këta studente të ardhshëm? Ku do i gjejnë pacientët dhe mentorët që do i aftësojnë klinikisht? A mund të ketë pedagogë të aftë kjo degë, apo sharlatanë të babëzituar? Une besoj se është kjo e fundit: një pedagog me integritet nuk do e lejonte kurre emri i tij/saj të bëhej pjese e një mashtrimi me impakt të gjerë në shoqëri