Këtë të dielë në emisionin humoristik “Portokalli” u thumbuan shumë personazhe të njohura mes të cilëve edhe bashkëjetuesja e Shkëlzen Berishës, Armina Mevlani.
Duke vënë në shenjestër “nusen” e Berishës, aktori me ironi u shpreh se kush merret me të jo vetëm që merr blllok, por edhe vendoset në ‘rrethin e kuq’ nga familja.
Me ironi aktori tha se tashmë është bërë ‘bloger” dhe se shkruajti në Facebook një thënie të Arminës se, “Çdo adoleshent ka mundësi të blejë 500 euro këpucë”.
Pas kësaj thotë, ai jo vetëm mora “Block”, por e “gjithë familja Berisha bllok edhe report, biles më erdhi edhe një pikë lazeri i kuq”, shprehet me nota humori aktori.