Në një status në Twwiter, ambasadori amerikan në Serbi, Kyle Scott ka reaguar në lidhje me ngjarjet në Mitrovicë ai tha se këto zhvillime janë hap i madh pas.
Zhvillimet në Mitrovicë paraqesin hap të madh pas. Shpresoj se do të mbizotërojnë kokat e ftohta dhe të mundësojnë qetësimin e situatës. Dialogu nuk ka alternativë dhe bashkëjetesë paqësore të të gjithë popujve në Ballkan”, – ka shkruar Scott në Twitter.
Reagimi i tij vije pasi që pjesëtarët e Policisë së Kosovës arrestuan shefin e të ashtuquajturës zyre për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.
Ndërsa presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç thirri edhe një mbledhje urgjente të Këshillit Nacional të Sigurisë, ku akuzoi rëndë krerët e shtetit të Kosovës dhe policinë. Ai kërcënoi edhe serbët që ishin pjesë e aksionit të policisë.