Një udhëtar 32-vjeçar ka vdekur gjatë fluturimit Shkup-Bazel, ne rrethana qe ende nuk behen te ditura. “TV21 i është dërguar një video ku shihet personeli i fluturimit duke provuar të ndihmoj udhëtarin, megjithatë, pa sukses”, njofton Televizioni 21 i Maqedonisë.
Informacioni është konfirmuar edhe nga Ministria e Brendshme e Maqedonisë.
Fillimisht pasagjeri kishte hipur në avion dhe kur piloti eshte njoftuar per gjendjen e tij të rëndë shëndetësore kishte kthyer mbrapsht avionin, pavarësisht se ndodheshin në hapësirën ajrore shqiptare. Kur kanë zbritur në aeroportin e Shkupit, mjekët vetëm se kanë konstatuar vdekjen, por pa dhënë detaje tjera.