I dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mattheë Palmer ka takuar Sekretaren e Përgjithshme të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Bregun.
Takimi është zhvilluar në Slloveni në kuadër të forumit të “BLED”, ku Palmer ka folur edhe me Shqipërinë.
Ka qenë vetë ish-ministrja Majlinda Bregu ajo që ka nxjerrë detaje nga biseda me diplomatin amerikan.
“Bashkimi Europian do të jetë gjithnjë një punë e papërfunduar pa Ballkanin Perëndimor. Hapja e negociatave të pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut duhet të përfundohet pa vonesa të mëtejshme. Mosçelja e negociatave krijon paqëndrueshmëri, imigrim, ndikim jokonstruktiv të aktorëve të tjerë gjeopolitikë!,”-shkruan Bregu.
Ditën e sotme në forumin “BLED” Palmer rikonfirmoi mbështetjen e plotë të SHBA-ve për çeljen e negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me BE-në.