Në shkurt të këtij viti Ajola Xoxa humbi njeriun e sa të dashur, babain, publicistin Arben Xoxën. Dhimbjen që ka ndjerë ajo shpeshherë e ka shpërndarë edhe në rrjetet sociale.
Së fundmi ajo ka publikuar një foto teksa vallëzon me të. “Pavarësisht se ku shkoj të humbas veten, kjo është akoma vetëm ajo që gjej brenda.”, shprehet ajo krahas fotos.
Arben Xoxa u nda nga jeta ditën e djeshme pas një lufte me një sëmundje të pashërushme në moshën 67-vjeçare.
Ai lindi në Tiranë në 1 maj 1952. Xoxa është djali i Dhurata dhe Jakov Xoxa. Studioi gjuhë-letërsi dhe u specializua si kritik arti, gjithmonë me rezultate të shkëlqyera.
Më pas punoi për shumë vite si pedagog në Universitetin e Tiranës, drejtues në Ministrinë e Arsimit, Akademinë e Shkencave, RTSH dhe më pas prej vitit 1996 si Drejtor i Shtëpisë Botuese Enciklopedike, duke i qëndruar pranë dashurisë së tij më të madhe profesionale, librave.