Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur aksioni i anijes shqiptare Oriku në detin Egje e cila shpëtoi 140 emigrantë brenda tre ditëve. Përmes një postim në Facebook Rama shkruan se nga viti 2016 kur Shqipëria është bërë pjesë e NATO-s, forcat tona detare kanë shpëtuar mbi 2 mijë persona të cilët kanë rrezikuar jetën.
Rama shkruan:
Mirëmëngjes dhe me pamjet nga aksioni i Forcave tona Detare me mision në detin Egje ku falë ndërhyrjes së tyre në kohë, 140 emigrantë afganë e sirianë, 30 prej të cilëve fëmijë, kanë zbritur shëndoshë e mirë në tokë, ju uroj një ditë të mbarë
Që prej vitit 2016, kur Shqipëria u bë pjesë e misionit të NATO-s në detin Egje, janë mbi 2 mijë fëmijë, gra e burra të shpëtuar nga djemtë tanë të Forcës Detare.