Ndërsa aksioni për arrestimin e disa biznesmenëve që i kanë shkaktuar një dëm prej 4 milion eurosh buxhetit të shtetit vazhdon, emrat e disa të rënëve në pranga janë publikuar.
Mes tyre ishte edhe kandidatja për deputete e PD, në Gjirokastër, Shpresa Joanidhi.
Të arrestuarit nëpërmjet kompanive fiktive i kanë shkaktuar një dëm buxhetit të shtetit që shkon deri në miliona euro.
Kjo valë arrestimesh që ka nisur prej dy ditësh drejtohet nga Elisabeta Imeraj,Drejtuese e Prokurorisë së Tiranës. Të arrestuarit akuzohen për mashtrim me skemën e TVSH-së.