Më shumë se 50 persona ndaloi ditën e djeshme Policia e Tiranës, ku 15 prej tyre ranë në pranga dhe disa të tjerë janë në kërkim. Operacioni kishte për qëllim arrestimin e disa biznesmenëve që kanë mashtruar me rimbursimin e TVSH-së.
Dëmi ekonomik që i është shkaktuar shtetit shkon më shumë se 4 milionë euro. Biznesmenët dyshohet se kanë plotësuar fatura fiktive dhe më pas i kanë dorëzuar te tatimet, për të marrë rimbursimin e TVSH-së. Aksioni i policisë është zhvilluar në bashkëpunim me tatimet.
Të arrestuarit:
Ilia Dimo
Ardian Bejko
Mhill Ndreca
Rrapo Baduni
Albert Ahmeti
Shkëlqim Prodani
Besnik Pelivani
Astrit Lala
Shpresa Joanidhi
Fatmir Firi
Paqsor Buzi
Vangjush Mbirce
Rabi Kurti
Riza Roshi
Haxhi Sala
Një nga emrat e arrestuar është ai i Besnik Pelivanit, i cili është administrator i kompanisë së ndërtimit A.B.BE.
Ilirjan Dimo, është një tjetër emër i arrestuar, ndërkohë që në pranga kanë rënë edhe Haxhi Sala pronar i kompanisë ‘LEKSI SECURITY’ dhe Astrit Lala, i cili po ashtu është ortak i kompanisë ‘LEKSI SECURITY ’.
Referuar të dhënave Leksi Security shtrin aktivitetin nga ruajtja e objekteve dhe institucioneve publike dhe private, te instalim dhe përdorim i sinjalistikës të radioalarmit dhe pajisjeve të tjera të vëzhgimit, si dhe shoqërimin dhe ruajtjen e vlerave monetare. Gjithashtu në veprimtarinë e saj përfshihet furnizim, instalim dhe mirëmbajtje i pajisjeve te telekomunikacionit dhe radio ndërlidhjes/import eksport me shumicë dhe pakicë i materialeve te teknologjisë 2 elektrike dhe elektronike, pajisje për navigacion. Import eksporte dhe shitje, ndërtim dhe mirëmbajtje e avionëve dhe pjesëve të tyre, detektive dhe investigues private.
Po kështu është arrestuar Shpresa Joanidhi, administratore e një biznesi.
Fatmir Firi, administrator i kompanisë ARB & TRANS 2010, është një tjetër emër i arrestuar me urdhër të prokurorisë. Kompania në fjalë është e regjistruar për eksportimin dhe importimin, tregtimi me shumicë e pakicë i mallrave industriale, bujqësore, blegtorale, automjete e pjesë këmbimi, pajisje elektroshtëpiake, elektronike materiale ndërtimi te çdo lloji, lendë drusore, bojrave të ndryshme plastike për mure e fasada, kimikate dhe lënde të para, prodhime druri etj, shkruan faxweb.
Kompania ka aktivitet në fushën e transportit të brendshëm e të jashtëm për udhëtarë e për mallra në mënyrë tokësore si dhe servise për të gjitha llojet e automjeteve. Gjithashtu ka aktivitet në fushën e ndërtimit, gërmim dheu dhe prodhim materiale ndërtimi, etj.
Operacioni është ndërmarrë pas një hetimi disa mujor. Mësohet se personat e arrestuar dyshohet se kanë rregjistruar subjekte tregtare në mënyrë fiktive, pa asnjë lloj aktiviteti, me qëllim tërheqjes e blloqeve Tatimore të TVSH-së, duke lëshuar fatura TVSH-je shitje (fiktive) për subjekte të treta.
Në këtë mënyrë është krijuar një skemë mashtrimi përmes të cilës kryeshin shitje fiktive, por duke bërë të mundur kreditimin e TVSH-së në blerje.
Burimet bëjnë të ditur se përmes kësaj veprimtarie anti-ligjore janë konsumuar veprat penale “Skemë Mashtrimi në lidhje me Tatimin mbi Vlerën e Shtuar”, “Fshehje të të Ardhurash”, “Mospagim të Taksave dhe Tatimeve”.