Shqipëria u shkatërrua me rezultatin e thellë 4-1 në Paris përballë Francës në ndeshjen e vlefshme për grupin H të ‘Euro 2020’. Sfida nisi me një skandal, pasi organizatorët ngatërruan himnin e Shqipërisë, por kuqezinjtë nuk pranuan që të fillonte ndeshja deri në momentin që u luajt himni i saktë.
Ndërkohë që nuk mbaroi këtu, pasi gabimi i radhës ka qenë nga fonia e stadiumit. Pasi është sqaruar gabimi me himnin, fonisti francez vendosi të kërkojnë falje, por sërish bëri një gabim. Zëri që u dëgjua në altoparlantët e stadiumit, u kërkonte falje tifozëve të Armenisë, jo të Shqipërisë duke sjellë vërshëllimat e tjera të tifozëve shqiptarë në shkallët e stadiumit “Stade de France”.
E ndërsa gafat dhe skandalet ia lanë radhën ndeshjes, që u dominua nga vendasit që shënuan plotë katër gola me Coman dy herë, Olivier Giroud dhe Jonathan Ikone. Megjithatë ashtu sikur rezistuan për himnin, kuqezinjtë në fund shënuan edhe golin e nderit me Sokol Cikalleshin. Pas pesë ndeshjeve në grup, Franca, Islanda dhe Turqia kanë nga 12 pikë, ndërsa Shqipëria renditet e katërta me 6 pikë, e ndjekur nga Moldavia me 3 dhe Andorra me 0 pikë.