Vetëm pak ditë më parë, redaksia jonë, zbuloi se Komisioni për Mbrojtien e Konsumatorit, nëpërmjet një vendimi të datës 20 shkurt (artikull: “Vodafone” ndalohet të mashtrojë shqiptarët me reklama), i ndalon rreptësisht kompanisë “Vodafone” Albania, të transmetojë në media apo dhe formave të tjera të përdorura për reklamim, spotet e saj publicitare, që sipas të dhënave zyrtare rezultojnë të jenë krejtësisht të pasakta, qëllimisht çorientuese dhe dizinformuese për konsumatorët e telefonisë celulare.
Me këtë arsyetim, “KMK” i kërkon qartësisht “Vodafone”, që të pezulloj të gjithë spotet publicitare, pasi përmbajnë informacion të pasaktë dhe abuziv, i pabazuar në shifra reale dhe zyrtare, e si i tillë, duhet ndaluar menjëherë transmetimi i tyre dhe të informoi komisionin brenda 15 ditëve nga marrja e njoftimit.
Por, pas më shumë se një muaj nga vënia në dijeni të vendimit, kompania “Vodafone”, ka vazhduar me të njëjtin intesitet dhe e pashqetësuar, të vazhdoi transmetimin e reklamave të saj në të gjitha mediumet, duke dizinformuar publikun me të dhëna të rreme si:
1. Vodafone, rrjeti 4G më i madh në botë
2. Rrjeti absolut në Shqipëri
3. Më shumë se 60% më i shpejt se operatorët e tjerë
4. Shpejtësia më e madhe, mbulimi më i gjerë
Me të tilla fjali, “KMK” vëren, se “Vodafone” po tenton të mashtrojë të gjithë konsumatorët e telefonisë celulare të paguajnë për shërbimet e saj, si internetit, etj, duke krijuar përshtypjen se janë kompania më e shpejtë që e ofron atë. Por, duke u bazuar mbi të dhënat e burimeve zyrtare, sipas AKEP, kjo nuk është aspak e vërtetë. I vetmi qëllim i Vodafone është, që nëpërmjet spoteve publicitare dizinformuese, të konkurrojë në mënyrë të pandershme operatorët e tjerë.
Edhe sa duhet të presim të përfundoj tallja e kompanisë “Vodafone” me shqiptarët? Nëse shteti nuk e ndalon dot për të mbrojtur qytetarët e tij nga mashtrimi, atëherë kush tjetër mund ta bëj këtë?!/Tellalli