Një elefant “magjistar” mund të quhet. Ai nuk po tymos, por fakti që nxjerr tym dhe hi nga goja ka tronditur jo pak ekspertët.
Organizata të ndryshme në botë, që kanë shqyrtuar pamjet, thonë se nuk ka ende një shpjegim shkencor për atë që ndodh, por teoritë nuk mungojnë.
Në video duket qartë që elefanti gëlltit karbonin e drurit, apo mbetjet e një zjarri, e më pas fryn jashtë hirin.
Pyetja se përse e bën këtë është një mister më vete. Një nga shkencëtarët thotë se karboni njihet për vetitë e tij antitoksike dhe kafshët e egra mund të tërhiqen nga ai për vetitë mjekësore.
Thuasje njësoj si në rastin kur kafshët hanë bar për të nxjerrë jashtë ushqimin e kalbur apo të helmuar.
Karboni i drurit shërben edhe si laksativ, duke dyfishuar vlerën e tij për kafshët, që mund ta kenë zbuluar rastësisht, duke e konsumuar pas zjarreve në pyje apo goditjeve të rrufeve.