Një 88-vjeçar i cili qëlloi dhe plagosi një prej dy grabitësve në shtëpinë e tij në jug të periferisë së Athinës, në Glyfada, ditën e djeshme, u arrestua sot për armëmbajtje pa leje.
Dy grabitësit, një 28 vjeçar shqiptar dhe 18 vjeçar grek, i hynë në orët e para të mëngjesit të së hënës në shtëpi të moshuarit dhe e morrin atë forcërisht në brendësi të banesës, në përpjekje për të gjetur paratë dhe sendet e tij me vlerë.
Gjatë rrugës 88-vjeçari gjeti armën e tij dhe qëlloi drejt grabitësve, duke e qëlluar 28-vjeçarin shqiptar në krah.
Që të tre personat u arrestuan.