Prej disa muajsh ajo është vënë në qendër të mediave rozë, për shkak të fotove provokuese që poston në rrjetet sociale.
Bëhet fjalë për balerinën shqiptare, Klaudia Pepa, e cila këtë herë ka publikuar një video nga mëngjesët e saj.
Aktualisht Klaudia ndodhet në Itali, ku po vijon karrierën e saj si balerinë.
Klaudia në videon e publikuar, shfaqet e veshur me një fustan të shkurtër të zi, dhe krahëve ka hedhur një pallto të zezë.
Por këtë herë balerina ka provokuar jo me veshjen e saj.
Me një kërcim provokues në rrugët e Italisë, Klaudia duket e pashqetësuar nga sytë e kureshtarëve.
Por ashtu sikurse ndodh çdo herë, fotot dhe videot balerinës ia bën dikush, edhe pse ajo asnjëherë nuk e ka zbuluar identitetin e personit./Top Channel