Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali është takuar ditën e sotme me kryegjyshin botëror Edmond Brahimaj.
Me rastin e Ditës së Ashures, ajo ka publikuar një foto nga ky takim, shoqëruar me një mesazh për të gjithë besimtarët bektashianë.
‘Ditët e sakrificave dhe mundimeve janë ato që na afrojnë tek e vërteta, tek besimi, tek dëshira për ndryshim. Zemrat i paçit plotë, sot e kamot’, shkruan Spiropali.