Muzika greke është tranditur nga vdekja e këngëtarit Lavrentis Machairitsas. Këngëtari i muzikës rock ndërroi jetë në moshën 62-vjeçare.
Sipas asaj që raportojnë mediat greke, Machairitsas u transportua në spital të hënën pasi pësoi një arrest kardiak, ndërsa humbi jetën.
Muzikanti legjendar grek, ishte këngëtari kryesor i grupit ‘Termites’ lindi në Volos në rajonin e Thesalisë dhe muzika e tij është e dashur nga njerëz të të gjitha moshave.
Disa nga këngët e tij më të njohura përfshijnë “Poso Se Thelo”, “Petheno Gia Sena” dhe “Enas Tourkos Sto Parisi”.