Mediat italiane kane nxjerre emrin e një shqiptar te lidhur me pjesëtarë të organizatës mafioze Cosa Nostra.
Ai është Pavlin Delia, dhe eshte arrestuar në Firence së bashku me dy vëllezërit italianë Giovanni de Renato Sutera si dhe Ruben Crespo Guerra.
Së bashku kishin organizuar një rrjet të kultivimit dhe shpërndarjes së kanabisit, duke e mbjellur në Spanjë dhe transportuar për shpërndarje në një lokal të Firenzes. Shqiptari Delia merrej me paketimin dhe magazinimin e lëndës narkotike.
Kolegu i tij Giovanni Sutera konsiderohet si më i rrezikshmi i grupit. Ai ka vrarë dy persona. Në vitin 1985 ai ka vrarë dhe 17-vjeçaren Graziella Campagna. Ai ishte liruar me kusht, për sjellje të mirë.
Delia nuk është i panjohur për policinë në Shqipëri. Në vitin 2015 ai ishte pjesë e një hetimi, për mashtrim. Sipas organit të akuzës, Pavlin Delia në bashkëpunim me Irme Musaraj i kanë marrë nëpërmjet mashtrimit një sasi lekësh mjekut Emil Kalimeri. Por akuzat nuk u vërtetuan dhe drjetësia dënoi mjekun për përndjekje të Musarajt.
Sipas mediave Pavlin Delia është frekuentues i rregullt i lokaleve me muzikë tallava. Ai është kushëri i këngëtarit Muharrem Ahmeti