SHBA-të do të vijojnë të jenë në krah të Shqipërisë, për Reformën në Drejtësi dhe ngritjen e SPAK-ut. Mesazhi i shpërndarë nga Ambasada Amerikane në Tiranë është shumë i qartë. Zv. Shefi i Misionit në Detyrë Dan Koski gjatë ceremonisë së çertifikatave për projektin e Shkollës së Magjistraturës për Administrimin e Gjykatës, të mbështetur nga USAID është shprehur se Reforma e gjyqësorit në Shqipëri është një prioritet kyç i Shteteve të Bashkuara.
Mesazhi i ambasadës amerikane:
“Sot jemi këtu për të vlerësuar një tjetër hap përpara drejt zbatimit të reformës në drejtësi në Shqipëri: përfundimin me sukses të Programit Veror për Administrimin e Gjykatës. Reforma e gjyqësorit në Shqipëri është një prioritet kyç i Shteteve të Bashkuara. Çdo njeri ka të drejtën e një gjyqi të paanshëm dhe çdo entitet – përfshi edhe kompanitë amerikane – ka të drejtën e një gjykimi të drejtë nga një sistem gjyqësor i pavarur dhe i paanshëm, dhe të bazuar në ligj… Ambasada e Shteteve të Bashkuara do të vazhdojë punën mbi reformën në drejtësi me njerëzit dhe komunitetet në Shqipëri”. Zv. Shefi i Misionit në Detyrë Dan Koski gjatë ceremonisë së çertifikatave për projektin e Shkollës së Magjistraturës për Administrimin e Gjykatës, të mbështetur nga USAID.”