Në rrjetet sociale dhe në mediat rozë ditën e sotme ka qarkulluar lajmi rreth syve të një polici që po tërbonte vajzat në rrjet.
Bëhej fjalë për një nga policët e Forcave Speciale të Policisë së Kosovës që arrestoi dje Gjuriqin në Mitrovicë.
Ndonëse arrestimi i Gjuriç alarmoi autoritet serbe, me presidentin Aleksandër Vuçiç që thirri në mbledhje Këshillin për Sigurinë Kombëtare, mendjet e femrave shqiptare mbetën tek polici seksi dhe me muskuj që kishte sy shumë të bukur.
Duke u interesuar për këtë anëtare të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, mediat kosovare shkruajnë se në fakt ky polic është një femër pjesëtare e kësaj njësie.
Fjala është për Marigona Beadinin, e cila është pjesëtarja e vetme femër e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës – ROSU, gjithashtu edhe sportiste e dalluar.
Ajo ka qenë kampione e karatesë dhe e boksit dhe e ka përfaqësuar Kosovën në gara ndërkombëtare të boksit.