Elena Lika është një prej modeleve që u bë e famshme falë pjesëmarrjes së saj në Big Brother dhe prej aty, jeta e karriera e saj lulëzoi. E kemi parë në faqen e parë të shumë revistave e gazetave në Shqipëri.
E reja ka nisur të punojë edhe si gazetare, krahas modeles, profesion që i shkon për shtat me shkollën për të cilën ka studiuar.
E ftuar sot në Wake Up, Elena ka treguar për vajzat modele që përfundojnë të punojnë si eskorta, teksa tha se duhet të ketë një dallim të qartë mes modeleve profesioniste dhe atyre të Instagramit.
Veç këtyre, Elena tregoi për rrogën e saj dhe se sa paguhen modelet në përgjithësi në vendin tonë.
E reja u shpreh si më poshtë.