Spanja arriti një fitore bindëse përballë Argjentinës me një rezultat 6-1, megjithëse kjo e fundit kishte mungesa, ku binte në sy ajo e Lionel Messi-t, por edhe e disa lojtarëve të tjerë të rëndësishëm.
Lojtarët që lanë shenjën e tyre në fitoren e Spanjës ishin Diego Kosta i cili shënoi tre gola, , Alkantara dhe Lago Aspas, ndërsa goli i Otamendit shërbeu vetëm për statistika.