Dy gjëra dihen sot me siguri. Rrotullimi i Tokës rreth Diellit dhe dashuria e faqes së humorit “Brryli Broadway”, për aleatin e Bashës, Dashamir Shehi.
Qysh në nisje të herës, administratorët e faqes “Brryli” e kanë shprehur simpatinë e tyre për Shehin, të cilin e kanë pagëzuar edhe me emrin “Daja”.
Kështu sot, ata kanë publikuar një video ku shihet Dashamir Shehi shumë pranë kryeministrisë, teksa vrapon për të kaluar semaforin, të cilin e ndajnë shumë pak sekonda për t’u ndezur drita e kuqe.