Tarifa e lëvizjes në “Rrugën e Kombit” është kthyer në temë debati ndaj ne po ju sjellim faktet se si kjo tarifë nuk ndikon në fluksin tregtar.
Po të krahasosh koston e transportit të mallrave që transportohen nëpërmjet Portit të Durrësit në Itali ose vende të tjera përtej Adriatikut dhe mesdhe si alternativë tjetër më të afërme kanë Portin e Igumenicës. Një skemë trasporti e tillë do sillte rritje disproporcionale të transportit detar me rezultat rritjen e kostos së transportit. Një zgjedhje e tillë qoftë duke përdorur si pikënisje Prishtinën qoftë Shkupin ose Nishin, rezulton si një zgjidhje shumë herë më e shtrejntë për ata që nuk do zgjedhin Durrësin apo Igumenicën për transportet e tyre.Po të krahasosh koston e transportit të mallrave që transportohen nëpërmjet Portit të Durrësit në Itali ose vende të tjera përtej Adriatikut dhe mesdhe si alternativë tjetër më të afërme kanë Portin e Igumenicës. Një skemë trasporti e tillë do sillte rritje disproporcionale të transportit detar me rezultat rritjen e kostos së transportit. Një zgjedhje e tillë qoftë duke përdorur si pikënisje Prishtinën qoftë Shkupin ose Nishin, rezulton si një zgjidhje shumë herë më e shtrejntë për ata që nuk do zgjedhin Durrësin apo Igumenicën për transportet e tyre.
Për sa i përket rrugëve alternative duhet marrë parasysh që nga Nish, alternativat për në portin e Durrësit janë :
Nëpërmjet Rrugës së Kombit 511 km, 7 orë udhëtimi kushton 22.5 euro
Nëpërmjet Shkupit duke ndjekur rrugën E-65 dhe E852 Qafe Thane Durrës brenda Shqipërisë 550 km, 9 orë udhëtim kushton vetëm vajtje- 10.5 Euro, në rrugë nacionale jo Autostradë.
Sidoqoftë duhet marrë parasysh se alternativa e parë është rrugë më së shumti Autostradë dhe rrugë që mundëson konsumin më të vogël dhe te vet mjetit të transportit po edhe të karburantit. Në rastin tjetër këto shpenzime shumëfishohen ngaqë rruga është më së shumti malore si dhe mund të krijohen vonesa për arsye të trafikut.
Për sa i përket alternativës të portit të Igumenicës në vend të atij të Durrësit, atëherë rrugët e mundshme janë :
Nëpërmjet Autostradës E-75 dhe nga Selaniku të Egnatias 705 km, 8 orë udhëtim me Kosto 10,5 Euro në Serbi dhe 3+6,5+5 Euro në Maqedoni dhe 6,3 (Evzoni)+4,2(Malgara)+8,4 (Polymylos)+7,4 (Malakasi)+4,2 (Pamvotida)+ 7,4 (Tyria) në Greqi (për kategorinë e mjeteve më të rënda). Kosto totale për një rrugë- vetëm vajtje- 62,9 Euro, në Autostradë.
Nëpërmjet Autostradës E-75, rrugës A3 ne Maqedoni, E-65 dhe nga Egnatia në Greqi 665 km, 8 orë udhëtim me Kosto 10,5 Euro në Serbi dhe 3+6,5+5 Euro në Maqedoni dhe 7,4 (Malakasi)+4,2 (Pamvotida)+ 7,4 (Tyria) në Greqi (për kategorinë e mjeteve më të rënda). Kosto totale për një rrugë- vetëm vajtje- 44 Euro, me udhëtime edhe në rrugë nacionale jo në Autostradë.
Nga sa më sipër, është e qartë se zgjedhja e portit të Durrësit është dhe mbetet zgjedhja më e favorshme në krahasim më të gjithë portet e tjerë konkurrues në rajon edhe mbas vendosjes së taksës të Autostradës Milot – Morinë. Rrugët alternative për në këtë port nuk janë të të njëtës kategori, dhe në ato raste duhet të konsiderohen gjithashtu dhe shpenzimet për shkak të amortizimit të makinës në rrugë të tilla, konsumi shtesë i karburantit si dhe koha shtesë./LEXO.AL