Anatëri i Këshilli Kombëtar të PD, aktori Julian Deda shfaqet herë kundër e herë pro kreut të PD-së Lulzim Basha.
Sot ai ka dalë kundër Bashës, ndërsa perifrazon se kreu i PD është kundër popullit.
“Kush “lufton” kundër kujt:Rama & Basha kundër Metës, Basha- Meta kundër Ramës, Rama & Meta kundër Bashës dhe të tre kundër popullit”, ka shkruar Deda.
Nuk është hera e parë Deda luhatet me qëndrimet e tij ndaj kreut të PD-së Lulzim Basha.
E copëtonte me deklarata në rrjete sociale dhe jo vetëm dhe më pas heshti kur e emëroi si koordinator.
Sërish Deda filloi avazin dhe e copëtonte sa herë që mundej me kritika të ashpra. Ehe pasi Basha humbi në zgjedhjet e 2017 -së e sulmoi dhe papritur e pakujtuar u shfaq në mbrojtje të tij.
Dhe pasi e mbrojti sërish sot thotë Lulzim Basha është kundër popullit. Duket se Deda ka ngatërruar sferë dhe ndaj lëkundet s aherë fryen era.
Por, është tjetër gjë humori dhe tjetër janë karagjozët në politikë./CNA.al