Këtë të shtunë, në emisionin Pop Culture ishte e ftuar në ish-deputetja demokrate Grida Duma. Ndër të tjera Grida Duma ka folur edhe për stilin e veshjes së saj, teksa tregoi se nuk është ndër ata njerëz që janë të fiksuar pas markave të shtrenjta dhe se nuk do të vishte kurrë minifund pasi mendon që nuk i shkon aspak ai stil.
Por gjatë kësaj bisede deuptetja është ngacmuar paksa nga moderatorja e cila e ka pyetur se cila është sipas mendimit të saj gruaja më me stil në Partinë socialiste.
“Më e këndshme për mua, ose në zgjedhje të mira besoj se është Mimi Kodheli”, u shpreh Grida Duma.