Patatet mund të jenë ushqimi më i shijshëm dhe i dashur për shumicën, pasi gjejnë përdorim tek një numër i madh recetash. Për fat të keq, në disa raste mund të jenë fatale. Nëse patatet në shtëpinë tuaj kanë qëndruar për një kohë të gjatë pa u konsumuar bëni mirë të mos i përdorni!
Lexo më poshtë, për të mësuar arsyen!
8-vjeçarja Maria Chelysheva nga Rusia mbeti jetime në vitin 2014, për shkak të grumbullimit të patateve të vjetra, që familja e saj la të kalbeshin në bodrum.
Kur babai i saj shkoi në bodrum për të marrë disa patate, nuk u kthye. Nëna e Marisë ishte e radhës që zbriti poshtë për të parë të shoqin dhe pati të njëjtin fat si ai!
E njëjta gjë ndodhi me vëllain e Marisë dhe në fund me gjyshen e saj. Gjyshja e Marisë kishte kërkuar më parë ndihmë tek fshqinjët, por kur fqinjët erdhën, gruaja kishte shkuar e vetme në bodrumin e shtëpisë dhe pati të njëjtin fat të tmerrshëm si pjesa tjetër e familjes, përveç Marisë.
Bëni kujdes! Është e rëndësishme të mbani mend se patatet përmbajnë glikoalkaloide, një përbërje kimike që gjendet edhe në bimë helmuese.
Kjo përbërje e bën pataten toksike. Përqendrimi i glikoalkaloideve rritet, duke i bërë ato të lëshojnë gazra toksike të rrezikshme.
Ekspozimi ndaj këtij kombinimi vdekjeprurës vrau familjen e Marisë. Edhe Maria do të kishte patur të njëjtin fat, por për fat të mirë, gazi u shpërnda, pasi nëna e saj e la derën hapur.
Shpresojmë që tregimi i tyre t’ju shërbejë si paralajmërim të gjithëve ju! Ju lutemi ta ndani këtë histori të rëndësishme me miqtë tuaj, në mënyrë që ata ta dinë se si patatet e kalbura mund të jenë vdekjeprurëse!!!