Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Fier, ku një 20-vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur.
Familjarët e kanë gjetur të vetëvarur djalin e tyre dhe e kanë dërguar në spital, por i riu ka ndërruar jetë gjatë rrugës.
Kurse një 17-vjeçare me inicialet L.B është vetëplagosur me armë gjahu, në banesën e saj në lagjen “8 Shkurti” të qytetit të Fierit.
“Në datën 29.03.2018, rreth orës 16:30, në lagjen “8 Shkurti” Fier, është vetëplagosur me armë gjahu shtetasja L.B, 17 vjeçe. Amra e gjahut është me leje në emër të babait të shtetases së plagosur. Shtetasja L.B ndodhet në sallën e operacionit në Spitalin Rajonal Fier”, thuhet në njoftim.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të këtyre dy ngjarjeve.