Monika Kryemadhi ka zhvilluar një takim me kryedemokratin Lulzim Basha. Takimi ka nisur në orën 7:30 dhe është zhvilluar në selinë blu. Burime bëjnë me dije se në fokus të këtij takimi ka qenë Reforma Zgjedhore ku mësohet se opozita ka ndërtuar një strategji me anë të cilës ka kërkuar dhe ngritjen e një grupi ekspertësh që do të paraqesin një draft me propozime.
Ky takim vjen dy para se PD të zhvillojë këtë të dielë në orën 11:00 një mbledhje të përbashkët me kryesinë e partisë dhe ish-grupin parlamentar.