Kryeministri Edi Rama ka tërhequr vëmendjen me stilin e tij të të veshurit, në aktivitete zyrtare ndërkombëtare, ku shfaqet me kostum serioz dhe me atlete. Megjithatë, selinë e World Economic Forum në Nju Jork, kreu i qeverisë ka gjetur një shok. Ai është presidenti Borge Brente, ish-ministri i jashtëm i Norvegjisë, i cili edhe ai kishte zgjedhur kombinimin kostum zyrtar me atlete sportive. Ka qenë Rama ai që ka publikuar një foto.
“Në selinë e World Economic Forum në Nju Jork, me Presidentin Borge Brente, ish-ministri i jashtëm i Norvegjisë, me të cilin përveç bashkëpunimit dhe miqësisë, na lidh edhe përdorimi i atleteve në kostumin zyrtar”, shkruan Rama.