Duke komentuar në studion e “Real Story” rastin e “sulmit” të një të riu ndaj deputetes Rudina Hajdari në Shkodër që e quante “tradhtare”, analisti i njohur Fatos Lubonja thotë se Shqipëria nuk ka kapërcyer ende një shoqëri klanore. Sipas tij, Azem Hajdari ishte nga të “fortët” në Partinë Demokratike dhe Shqipërisë i kanë ardhur problemet pikërisht nga këta njerëz.
“Nuk kemi kapërcyer ende një shoqëri klanore. Pastaj, nuk kam ndonjë respekt të madh për Azem Hajdarin. Azemi më shumë ishte nga ata të fortët e PD-së dhe problemin e madh që kemi ne është me të fortët pasi me këta qeverisin. Mendoj që aty ka filluar e keqja, me Azem Hajdarin dhe këta që e morën në dorë lëvizjen demokratike. Është një histori që nga të gjitha aspektet tregon një varfëri kulturore shumë të madhe”, theksoi ai.